GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Kemi një xhevahir në portë”, Shkëmbi komplimenton Simonin pas barazimit me Vllazninë

22:24 - 17/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kemi një xhevahir në portë”, Shkëmbi komplimenton Simonin pas barazimit me Vllazninë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Vllaznisë. Ish-mesfushori u shpreh se pjesa e parë ishte mjaft e mirë, por Dinamo sërish gaboi në raste të pastra. Megjithatë ai shtoi se ky barazim do bëjë mirë nga ana psikologjike.

Shkëmbi komplimenti në veçanti edhe portierin 17-vjeçar Simon Simoni, i cili u treua vendimtar në disa raste, dhe tha se ai nuk e ndjeu aspak presionin, aq më tepër në një moment të vështirë për Dinamon.

Në fund Shkëmbi tha se nuk mendon se merkatoja do të jetë shpëtimi dhe vuri ehde njëherë në dukje se Dinamo ka raste, por nuk shënon.

Unë mendoj se ishte dëshira, impenjimi dhe kryesorja, përqendrimi i lojtarëve. Pjesë e parë goxha e mirë, patëm rastet, por për fat të keq vazhdojmë të gabojmë raste të pastra. Ndoshta zëvendësimet duhet të bënin pak më mirë, por është një barazim që do na bëjë mirë në anën psikologjike.

Jemi disa lojtarë më shumë, por vazhdojmë të kemi probleme. Maliqi dhe Bardhi nuk janë në kondicionin maksimal. Reaguam mirë në pjesën e parë, skuadra u përgjigj mirë.

Kemi pësuar kaq shumë gola me portierë kaq të mirë? Kanë qenë më të mirë sulmuesit… Përtej shakave, komplimente Simonit. Ne e dimë që kemi një xhavahir në portë. Ishte shansi i Simonit, njësoj si Bakaj pati shansin e tij.

Më vjen mirë që një 17-vjeçar bën shumë mirë në portë, ai nuk e ndjeu aspak presionin, aq më tepër në këtë moment të vështirë për ne.

Duhet të jemi më të duruar, por më e mira do ishte të ecnin paralel rezultatet e pozitive dhe aktivizimi i të rinjve. Klubi beson shumë te lojtarët e rinj, do vazhdojmë në këtë linjë.

Nuk e mendojmë merkaton si shpëtim. Ndoshta mund të na forcojë në ndonjë repart.

Kemi raste, por nuk godasim. Ndikon cilësia, qetësia dhe presioni që kemi për të fituar një ndeshje, pasi, për fat të keq, nuk po e bëjmë mirë këtë pjesë.

Sulmuesit që kanë pasur rastin dhe shansin, nuk e kanë bërë siç duhet. Ibraimi na jep më shumë qetësi me veprimet e tij teknike, është lojtar i sigurt për të mos humbur topin, kemi vuajtur në këtë pjesë.

Ndoshta do të vertikalizonim pa pikë referimi, ashtu siç bëri Bardhi disa herë. Nuk bëmë mirë, nuk doli siç e kishim përgatitur”, tha Shkëmbi.

Lajme të lidhura

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s
Sport

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë
Sport

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26
Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet
Sport

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

09:30 - 08/04/26
Para
Situata në PD, Rama tregohet cinik: Më intereson sherri

Situata në PD, Rama tregohet cinik: Më intereson sherri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s
Sport

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26

Bota e futbollit ndalet për të nderuar Mircea Lucescu-n, trajnerin legjendar rumun që ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare. UEFA ka...

Lexo më shumë
Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

Meta njofton nisjen e gjykimit më 27 prill: Do të jem aty për të zbuluar farsën dhe gënjeshtrat e rrëmbimit tim

13:20 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

13:14 - 08/04/26
Hap pas i PS në Kuvend: tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale

PD i kërkon Kuvendit të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar propozimin që ul çmimin e naftës

12:57 - 08/04/26
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com