GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hakmarrje për kontrollin e lojërave të fatit”, në gjyq 4 të akuzuarit për atentatin ndaj Inez Hajrullas – Hetimet

11:06 - 16/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hakmarrje për kontrollin e lojërave të fatit”, në gjyq 4 të akuzuarit për atentatin ndaj Inez Hajrullas – Hetimet

Ines Hajrrulla

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajt, sipas hetuesve të SPAK, u porosit për hakmarrjeje për marrjen e kontrollit të lojërave të fatit. Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 4 anëtarët e këtij grupi kriminal që kishte thurur planin e vrasjes, por që nuk u konkretizua.

Bëhet fjalë për Leonard Luzi (Zejno), i cili u financua për të thurur planin e vrasjes, Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili do të kryente ekzekutimin e Hajrullës dhe Matodashajt, si edhe Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno në rolin e bashkëpunëtorëve.

Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për disa vepra prenale, më konkretish  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Konklikti

Në 22 shkurt të vitit 2013 është ekzekutuar me armë zjarri Erigert Zejno. Një nga personat e e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij, e ndërsa pak muaj më vonë hetimet u pezulluan totalisht për zbulimin e autorëve të këtij ekzekutimi.

Pas kësaj ngjarjeje, kushëriri i viktimës, Leonard Luzi (Zejno), është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e Ervis Matodashaj, si edhe, Inez Hajrullaës.

Për këtë qëllim, i pandehuri Leonard Luzi, ka krijuar një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë Amarildo Nikolli, që do të ishte ekzekutori, si dhe Muharem Koroveshi, dhe Erio Zejno, në rolin e ndihmësit. Këto 2 të fundit kanë sjellë armët në banesën e Amarildo Nikolli në Vlorë, i cili ishte ngarkuar për të kryer vrasjes. Gjithashtu, detyra e tyre ka qenë edhe për gjendjen e 2 objektivave si edhe për të ndihmuar në fund autorin që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Si dështoi plani?

Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Pra pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitje.

Hetimet vijojnë

SPAK i ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të katër të pandehurve, teksa vijojnë hetimet për të zbuluar kush është porositësi. “Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, vazhdojnë hetimet në kuadër të një procedimi penal të ndarë, i cili synon zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Atentatet e mëparshme

Emri i Inez Hajrullës është mjaft i njohur për shkak se ka qenë shpesh shënjestër e atentateve në Vlorë, ndërsa u ka shpëtuar 3 tentativave për ta vrarë, fillimisht në vitin 2017, në 2019 dhe së fundmi në 2023. Ai ka qenë dy herë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013. Hajrulla, djalë i biznesmenit vlonjat, Robert Hajrulla, njihet si person me rrezikshmëri në Vlorë.

Etiketa: Ines HajrullaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë

17:40 - 23/01/26
Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”
Aktualitet

Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”

17:20 - 23/01/26
SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Aktualitet

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

16:59 - 23/01/26
Para
‘E dashura e Erdgys Arrazit është shtatzënë’! Tragjedia në Shkodër, ja pse u takua Alma me kunatën para vetëvrasjes!

‘E dashura e Erdgys Arrazit është shtatzënë’! Tragjedia në Shkodër, ja pse u takua Alma me kunatën para vetëvrasjes!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë

17:40 - 23/01/26

Një shtetas 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë në zonën e Drenovës, Korçë, nën dyshimin për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas...

Lexo më shumë
Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”

Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati”

17:20 - 23/01/26
SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

16:59 - 23/01/26
Sherr mes të afërmve në Kukës përfundon me armë zjarri

Të shtëna me armë në Kukës dalin detaje të reja, konflikt mes të afërmve për motive të dobëta

16:40 - 23/01/26
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI

“AKSHI” SHKON NË APEL/ Karçanaj dhe të dyshuarit e grupit kriminal kërkojnë lehtësim masash

16:20 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com