GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna mbyti fëmijën e saj me duar/ Mamia tregon tmerrin që pa me sy: Më tha nuk e dua se…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna mbyti fëmijën e saj me duar/ Mamia tregon tmerrin që pa me sy: Më tha nuk e dua se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aborti është një nga momentet më të vështira për një grua. Por, sipas mamisë Nafije Kullau, vite më parë ky fenomen, përveçse ka qenë më tepër prezent, dukej edhe më i zakonshëm, sidomos kur kishte shumë fëmijë në familje.

Në rubrikën e ‘Historive Njerëzore’ në News 24 ka mbërritur historia e Nafije Kullaut, e cila ka punuar në sistemin shëndetësor për më shumë se 20 vite, në pozicionin e Ndihmës Infermieres Mami.

Ajo ka rrëfyer me sinqeritet të gjitha momentet e vështira, por edhe të bukura që ka hasur ndër vite dhe që e kanë bërë edhe më të veçantë këtë profesion.

Cilat kanë qenë lindjet më të çuditshme që ju është dashur t’i prisni?

Nafije Kullau: “Kujtoj me shumë emocion tre lindje, të cilat tek unë kanë ndikuar pozitivisht dhe më kanë forcuar në profesionin tim. Njëra prej këtyre lindjeve ishte në Arë, tjetra mbi traktor dhe e radhës tek shkallët e shtëpisë sime. Sakrifikoja shumë për gratë, i ndihmoja ato me sinqeritet dhe hera-herës i mbaja edhe në shtëpinë time. Gruaja që lindi në traktor ishte shumë e guximshme; ajo lindi dy binjakë. Ndërsa gruaja që lindi tek shkallët e shtëpisë sime më detyroi që të krijoja spital poshtë shtëpisë. Ajo ishte duke ardhur tek unë për t’u vizituar, mirëpo dhimbjet e lindjes e kapën sapo ngjiti shkallën e tretë. Unë po e vrojtoja prej dritares së shtëpisë sime dhe e ndjeva së largu që ishte duke lindur. Zbrita menjëherë dhe ngrita një çarçaf mbi të. Ajo lindi në shkallët e shtëpisë sime! Disa ditë më pas e mbajta në shtëpi; nuk mund të nxirrja në rrugë një grua të sapolindur.”

A keni pasur momente delikate gjatë punës suaj që mund të lidhen edhe me fenomenin e abortit?

Nafije Kullau: “Shumë raste të tilla më kanë bërë që të mos vendos gjumë në sy natës. Ka pasur shumë momente delikate gjatë punës sime. Kujtoj që një rast ishte edhe më i rrezikshëm. Një grua në muajin e gjashtë të shtatzënisë së saj vendosi ta ndërpresë atë, duke e mbytur fëmijën me duart e saj brenda në bark. E kishte goditur dhe fëmija u abortua me pasoja. Ajo ishte në muajin e gjashtë dhe vijonte ta shtypte atë fëmijë. Arsyen ma tha vetë, pa sikletin se do keqkuptohej; aso kohe ishte normale që nëse kishe nëntë fëmijë, të dhjetin nuk e mirëprisnin në familje. Kishte vendosur ta abortonte, kishte bërë çdo gjë gati. Fëmija ishte 6-7 muaj, lindi normalisht, jetoi vetëm dy orë dhe më pas vdiq. Këto histori te gratë në atë periudhë ishin të zakonshme dhe të përsëritura.”

Lajme të lidhura

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq
Aktualitet

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq

18:29 - 08/11/26
Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”
Aktualitet

Po transportonte emigrantin ilegal afgan, ishte arratisur nga “arresti në shtëpi”

17:00 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir
Aktualitet

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Para
Tuchel: Bayern pa trofe është një zhgënjim, por ne po i mbyllim këta 15 muaj me kokën lart

Tuchel: Bayern pa trofe është një zhgënjim, por ne po i mbyllim këta 15 muaj me kokën lart

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq
Aktualitet

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq

18:29 - 08/11/26

Julian Gjoshi, një 29-vjeçar nga Shijaku është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim”...

Lexo më shumë
One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

One Albania nën akuza për tarifat ndaj klientëve, në fokus dy agjenci të mbledhjes së borxheve

18:00 - 08/11/26
Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë

Milani merr tri pikë të arta, mposht Genoan në transfertë

17:43 - 08/11/26
Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

Superndeshja, sonte Atletico-Barcelona në Metropolitano! Skuadra e Simeone-s vjen pas 7 fitoresh

17:33 - 08/11/26
Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

Studentët, takim në OSBE/ Aktivisti: U denoncua dhuna kafshërore policore

17:27 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com