GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkon në gjykatë dosja me 2 akuza për Julian Gjoshin, i arrestuar për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Julian Gjoshi, një 29-vjeçar nga Shijaku është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit. Hetimi i kryer për disa muaj me rradhë, provoi se Gjoshi, ka qëlluar me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedjan, me të cilin kishte njohje personale.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja është rregjistruar në pasditen e 1 dhjetorit 2024, në fshatin Ndroq kur policia ka marë njoftimin se në ambjentet e një lokali është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen, 50-vjeçari Alfred Dedja.

Këtij të fundit forcat e policisë i gjetën dhe një armë zjarri në trup, të cilën viktima nuk e kishte përdorur, për shkak se ishte qëlluar në më përpara në befasi nga shoku i tij, Julian Gjoshi.

Makinën me të cilën u largua pas vrasjes, një ML në pronësi të babait të tij, Julian Gjoshi e braktisi në Shkallnur të Durrësit dhe u fsheh në një hotel aty pranë.

Policia ra në gjurmët e tij dhe do të ndërhynte për arrestim, por 27-vjeçari u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në shoqërinë e familjarëve e avokatit të tij mbrojtës.

Gjatë dëshmisë që ka dhënë në fazën e hetimit, Julian Gjoshi ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se është ndjerë i ofenduar nga shoku i tij, Alfred Dedja, që sipas tij ky i fundit herë pas here e shante.

“…ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë, kur punonte menaxher tek restoranti i familjes time. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve…”-ka pohuar në momentet e para të dorëzimit në polici Julian Gjoshi.

Çështja kundër të pandehurit Gjoshi, tashmë ndodhet në gjykatën e Tiranës dhe pritet që në ditët në vijim të nisë procesi gjyqësor për akuzën e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëvetë zjarrit”

gijotina.com/

Etiketa: Julian Gjoshivrasja e Alfred Dedjas

Lajme të lidhura

Aktualitet

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë
Breaking Views

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë
Breaking Views

Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

22:07 - 28/11/26
Para
“Tensionet në Tiranë janë në kulm”/ Sky Tg4 pasqyron protestën: Studentët ngrihen kundër korrupsionit

"Tensionet në Tiranë janë në kulm"/ Sky Tg4 pasqyron protestën: Studentët ngrihen kundër korrupsionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Dëbora mbulon Librazhdin, alarm për drejtuesit e mjeteve në aksin Zgosht-Sebisht

22:39 - 28/11/26

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të Librazhdit, duke sjellë një ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike dhe vështirësi...

Lexo më shumë
CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

CNN pasqyron protestën në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë në Ditën e Pavarësisë

22:22 - 28/11/26
Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

Rritet në 48 numri i të lënduarve në protestë, plagë kanë marrë edhe policë e gazetarë

22:07 - 28/11/26
“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

“Dënoj aktin barbar”/ Tedi Blushi: 20-vjeçari Orgen Hajderi u qëllua me plumb gome në kokë, po operohet në reanimacion

21:39 - 28/11/26
Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues

Përplasje në sheshin “Skënderbej”, policia përdor gaz lotsjellës dhe shoqëron protestues

20:30 - 28/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com