GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ervin Demo i fal kontratën 60 MLN lekë Jani Qosjes për llamba dhe tela

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ervin Demo i fal kontratën 60 MLN lekë Jani Qosjes për llamba dhe tela
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi i kryetarit Ervin Demo për llamba dhe tela skuqet nga shkeljet gjatë prokurimit. Dhe kjo ndodh në Agjencinë e Shërbimeve Publike, e cila vazhdon me direktivat e kryetarit, pa pyetur për rekomandimet që i ka lënë KLSH në vitin 2023. Ky është një tender që përsëritet çdo vit dhe nxjerr nga arka shuma të konsiderueshme. Kështu, në vitin 2022, agjencia në varësinë e Demos shpenzoi 9 166 590 lekë në prokurimin me të njëjtin objekt. Ndërsa në vitin 2021, bleu 6 599 980 lekë materiale elektrike.

Në fakt, pritej që Demo ta mblidhte dorën, pasi KLSH në raportin e auditimit të vitit 2023, në lidhje me këtë agjenci gjeti parregullsi në llogaritjen e fondit limit të tenderave dhe vendosjen e kritereve të kualifikimit për operatorët. Drejtori Bledar Çili e kishte bërë baltë, saqë KLSH propozoi për zyrtarin “vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna”.

 

Vetëm disa muaj më pas, drejtoresha e re Joana Melengu ka firmosur dokumentet e tenderit të shqyer nga abuzimet.   Prokurimi ka objekt ‘blerjen e materialeve elektrike’ për vitin 2024 dhe fond limit 5.994.900 lekë.

Në tender kanë marrë pjesë 8 kompani, por me një të rënë të lapsit janë skualifikuar 7 prej tyre me argumente që mund të mos sillnin menjëherë eliminimin.

Kështu, kërkesa të paplotësuara si “noterizim dokumentesh”, “paraqitja e mostrave pas afatit”, janë plotësisht të zgjidhshme brenda procesit të prokurimit duke komunikuar me kompanitë. Për më tepër, dy nga kompanitë e skualifikuara kanë oferta më të ekonomike se sa firma e shpallur fituese.

Kështu, kompania SARK SHPK ka ofruar ta bëjë furnizimin me  5 522 200 lekë, ndërsa “Olsi motors” SHPK ka propozuar ta kryejë me 5 000 000 lekë.

Sigurisht që Demos nuk i bëhet vonë që të kursejë fondin limit, por të qiras klientët e tij me këto tendsera.

Kështu, në fazën finale ka mbetur vetëm zarfi me ofertën e firmës KOLOSEU shpk, të cilës iu dha kontrata.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Ndërkohë, kompania fituese në pronësi të Jani Qosjes njihet për tenderët që i përfiton kryesisht nga Bashkia Kuçovë, Berat dhe bashkia Dimal, shpesh herë me “Flamur të kuq”.

Më së shumti janë përmendur tenderët që Qosja merr nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari,  ku përmendim këtu tenderin 400 milionë lekë për rikonstruksionin e rreth 1.5 km rrugë të fshatit Goraj, tenderin 90 milionë lekë për materiale elektrike, tenderi 100 milionë lekë Shpenzime për mirëmbajtjen e rrjetit elektrik, si dhe të tjerë.

Meqenëse kryetari Demo nuk shqetësohet nga vërejtjet që i ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit, duket se po ndjek shembullin e disa kolegëve të tjerë që janë përballur më vonë me akuzat e SPAK për shpërdorimet që kanë kryer.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ervin demo

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Në akuzë për korrupsion, arrestohet dy punonjës të policisë në Rinas

Pasagjeri pret damarët, avioni bën ulje të detyruar në Rinas

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com