GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aksion antidroge në Lezhë/ Goditen 3 raste kultivimi kanabisi, 4 persona në pranga

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksion antidroge në Lezhë/ Goditen 3 raste kultivimi kanabisi, 4 persona në pranga
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për kultivim droge në Mirditë dhe Kurbin.

Në Mirditë janë arrestuar Emilton Kala dhe Klodjan Deda ndërsa të shpallur në kërkim janë Adrian Zgara alias Ilir Laska alias Ilirian Laska dhe Gazmir Ahmet Lika.

Ndërsa në Kurbin u arestuan Arber Kasmi dhe Skënder Bajraktari dhe u shpall në kërkim Ali Bajraktari.

Njoftimi

DVP Lezhë/Kontrolle intensive të territorit dhe hetime proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”.

Finalizohen brenda 24 orëve, në Rrëshen dhe në Kurbin, 3 goditje kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në operacion u përfshinë komisariatet e Policisë Mirditë dhe Kurbin, Forca e Posaçme Operacionale e DVP Lezhë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh.

Asgjësohen rreth 2706 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Mirditë, në kuadër të një hetimi 1-mujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, goditi një rast të kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.K., 41 vjeç, banues në fshatin Zheje, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

K.D., 33 vjeç, banues në Laç, me detyrë Operator i Zyrës së Shërbimeve për Qytetarët, në Komisariatin e Policisë Kurbin, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka informuar autorët e kësaj veprimtarie kriminale, për lëvizjet e Policisë.

Në vijim të këtij operacioni u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar E. K., shtetasit A. Z. alias I. L. alias I. L., 39 vjeç, banues në fshatin Sanxhak dhe G. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vinjollë.

Nga hetimet dyshohet se të tre këta shtetas kanë kultivuar 1900 bimë narkotike dhe 650 fidanë narkotikë (në kubikë), në afërsi të përroit të Karmës, në fshatin Përshqesh.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin P. Ll., 62 vjeç, kryetar i fshatit Përshqesh dhe për shtetasin Gj. L., 58 vjeç, specialist pyjesh në fshatin Orosh.

Në Kurbin, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në inteligjencën policore, në pyjet e fshatit Shëmri, Kurbin, gjetën 3 parcela ku ishin kultivuar 151 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i hetimeve u identifikuan organizatorët e këtij rasti kultivimi, shtetasit S. B., 46 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, vëllezër, të dy banues në Kurbin. Në vijim u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit A. B..

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Shëmri, shtetasin B. K., 52 vjeç.

Më tej, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, në Milot, gjetën disa bimë të tjera narkotike cannabis sativa, si dhe identifikuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të tyre, shtetasin A. K., 24 vjeç.

Megaoperacioni kombëtar “Territor i pastër” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Etiketa: drogeLezhë

Lajme të lidhura

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën
Aktualitet

A do dorëhiqet si Kryeinspektor i Përgjithshëm? Dashnor Sula zbulon telefonatën me Ramën

21:42 - 23/10/26
Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare
Aktualitet

Komisioni Evropian reagon ndaj paralajmërimit të Ramës për kufizimin e lëvizjes së protestuesve: Vendosin shtetet anëtare

20:39 - 23/10/26
Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë
Aktualitet

Analiza e ‘Politico’: Kostot e jetesës përshkallëzojnë protestat rinore! Qytetarët në Shqipëri kundër korrupsionit dhe qeverisë

20:15 - 23/10/26
Para
Kush është Lookman? Kampioni “anonim” i Botës që “rilindi” tek Atalanta

Kush është Lookman? Kampioni "anonim" i Botës që "rilindi" tek Atalanta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com