GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shpërthimi në Shkodër, hoteli në pronësi të kreut të PD-së. Dëshmia: S’ka lidhje me mua

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthimi në Shkodër, hoteli në pronësi të kreut të PD-së. Dëshmia: S’ka lidhje me mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reklamës së një biznesi hotel-bar-restorant në Razëm, në pronësi të një drejtuesi lokal të Partisë Demokratike, i është vënë plasëse. Nga shpërthimi, nuk raportohet për persona të lënduar.

Siç bën me dije policia, shpërthimi është shënuar rreth orës 08:50, në Razëm, një fshat turistik në Malësinë e Shkodrës.

“Dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F.S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë lokale lidhur me rastin.

“Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, shton më tej policia.

Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor thanë se një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet e mundshme në fushën e biznesit mes konkurrentëve. Kjo, nisur edhe nga vendosja e lëndës plasëse në reklamën e biznesit, që dyshohet të jetë një paralajmërim për pronarin.

Dëshmia

Megjithatë, ky i fundit ka mohuar të ketë pasur ndonjë konflikt, ndërsa në një prononcim për mediat, ka shpjeguar se shpërthimi ndodhi larg pronës së tij dhe s’ka lidhje me të.

Biznesi është në pronësi të Ferdi Sterkajt, kryetar i Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, njëkohësisht edhe ish-kryetar i ish-komunës Shkrel.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, bëhet fjalë për “Kulla e Artë”, me objekt aktiviteti ‘Bar restorant, hotel, pishinë”, i regjistruar në QKB në Tetor 2017, me Ferdi Stërkajn pronar të vetëm.

Fredi Stërkaj

“Lënda plasëse nuk ka lidhje me mua”, u shpreh ai në një reagim për mediat.

“Tritoli është vendosur në një parking publik i zonës së Razmës që nuk është pronë e imja. Nuk kam asnjë konflikt dhe ky shpërthim me lëndë plasëse nuk lidhet me mua. Parkingu është i shkëputur nga biznesi im dhe prona ime. Aty afër parkingut ndodhet vetëm një reklamë, por është pronë publike e përbashkët. Nuk kam probleme dhe nuk kam patur asnjë kërcënim apo konflikte. Shpresoj që policia ta zbardh se me çfarë lidhet kjo ngjarje dhe të gjenden autorët”, shtoi.

Hoteli “Kulla e Artë”
Pamje nga bari i hotelit
Etiketa: Fredi SerkajKryesore1sheprthimShkodër

Lajme të lidhura

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Para
Trafiku i armëve, kush janë arrestuarit – Fotot

VIDEO - Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, 4 në pranga (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Lexo më shumë
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş