GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk pezullon ligjin e PS për komisionet hetimore: S’ka urgjencë

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese nuk pezullon ligjin e PS për komisionet hetimore: S’ka urgjencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për pezullimin e ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore, duke argumentuar se “nuk ka emergjencë dhe vendimi final do të merret së shpejti, nëse do të shfuqizohet apo jo”.

Në seancën e kësaj të hëne, palët parashtruan kërkesat e tyre.

Në përmbledhjen e argumenteve të PD, avokati Marsh Logu dhe deputetja Dhurata Çupi argumentuan se ky ligj është në shkelje të Kushtetutës dhe cënon hetimin parlamentar, pasi sipas tyre tashmë “vetë mazhoranca nga e hetuar do të vendosë mënyrën se si do të hetohet”.

“Do ishte e paimagjinueshëm të mendohej që të hetuarit, të ktheheshin në subjekt kontrolli dhe të vendosnin ato nëse do hetohen dhe si do të hetohen. Kjo është e paimagjinueshme në një vend demokratik, që me vullnetin e lirë të mazhorancës të vendos nëse do të hetohet apo jo. Ne sot kemi dy komisione hetimore të ngritura dhe puna e tyre po pengohet nga anëtarët e mazhorancës në mënyra të ndryshme”, tha Logu.

Nga ana tjetër përfaqësues të Kuvendit kanë hedhur poshtë kërkesat e opozitës duke i cilësuar si retorikë politike që sipas tyre, nuk kanë përmbaje të subjektit ligjor.

Ndryshimet e iniciuara nga Partia Socialiste kufizojnë të drejtën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe vendosin rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Po ashtu ndryshimet i japin mundësi shumicës të vendosë për mbledhje me dyer të mbyllura gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.

Pas miratimit nga socialistët në Kuvend në mënyrë të njëanshme, ndryshimet ligjore u dekretuan edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKomisionet HetimoreKryesore1PS

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Para
“Dita e Europës”, Berisha: Rruga drejt BE ishte e pandalshme, Rama e ndaloi

Gjyqi britanik i Berishës zbulon operacionin sekret kundër bosëve shqiptarë të krimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com