GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vëllai me hotel luksoz në Dhërmi”, PD thirrje SPAK-ut: Hetoni kryebashkiakun e Matit

13:49 - 28/05/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vëllai me hotel luksoz në Dhërmi”, PD thirrje SPAK-ut: Hetoni kryebashkiakun e Matit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dega e PD-së në Mat i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Agron Malaj. Në një dalje për mediat, kryetarja e Rithemelimit, dega Mat, Denisa Vata tha se Malaj është i lidhur me aktivitete kriminale.

Për shkeljet e kryera nga Kryebashkiaku Malaj, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin penal nr. Protokolli 273 në nëntor të vitit të shkuar. Sipas PD, ai ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarë ve të tij.

PD deklaron se banorët e fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqëria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.

“Pse nuk e thërret SPAK kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malajn, edhe pse kundër tij ka një kallëzim zyrtar nga partia më e madhe e opozitës dhe dhjetëra indicie në rrugë të tjera për aktivitet kriminal?

Agron Malaj u thotë bashkëpunëtorëve të tij në Mat se është i paprekshëm dhe nuk ka çfarë i bën SPAK, se i ka rregulluar punët me ta, por kjo është mes tij dhe Prokurorisë. Ajo që u intereson matjanëve është zbardhja e së vërtetës dhe vënia para përgjegjësisë së abuzuesve me taksat e tyre. Për shkeljet e kryera nga Kryebashkiaku A.Malaj, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin penal nr. Protokolli 273 në nëntor të vitit të shkuar.

Agron Malaj është denoncuar nga Partia Demokratike për këto shkelje dhe po ia rifreskojmë kujtesën si atij ashtu edhe SPAK:

Kryebashkiaku socialist i Matit ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarë ve të tij.

Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i te paktën pesë shoqërive tregtare.

1-GLOBAL SECURITY e cila gjatë viteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve me institucione të shtetit.

2-TRAJA&MADHESH sh.p.k.

Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqëria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.

Kontrolli i Lartë i shtetit citon ndër të tjera:

Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi.

Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike

3-A.R.M-ALBANIA sh.p.k.

4-ARMY GUARD SECURITY sh.p.k.

5-La Brisa sh.p.k. pronare e hotelit luksoz La Brisa në Dhërmi”- thuhet në deklaratë.

Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë MAT dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:

1- Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?

2- Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit, pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?

3- Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?

4- Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtuar një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?

Etiketa: kryebashkiakMat

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Paratë e shkollës/ Ervin Demo u jep 3.7 MLN euro pa garë “ujqërve” të Triportit të Vlorës

Paratë e shkollës/ Ervin Demo u jep 3.7 MLN euro pa garë “ujqërve” të Triportit të Vlorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com