GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Paratë e shkollës/ Ervin Demo u jep 3.7 MLN euro pa garë “ujqërve” të Triportit të Vlorës

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Paratë e shkollës/ Ervin Demo u jep 3.7 MLN euro pa garë “ujqërve” të Triportit të Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, e nis ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “22 tetori” me një tender të korruptuar. Këtë rast e evidentojmë tek prokurimi i Bashkisë Berat që ka si objekt ‘Ndërtimin e Shkollës 9-Vjecare “22 Tetori” Dhe Parkim Nëntokësor”, për të cilin janë vënë në dispozicion  3.7 milionë euro.

Megjithëse shkolla  ‘22 Tetori’ ekziston, është vendosur të ngrihet një shkollë e re në truallin e saj dhe të shtohet një parkim nëntokësor me kapacitet 34 makina.

Pas verifikimit në terren të gjendjes faktike të kësaj shkolle si dhe konstatimit të dëmtimeve të ardhura si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, sipas projektuesit, është bërë evidentimi i problematikave të kësaj godine. “Nga vlerësimet e kryera rezulton që godina ka pësuar dëmtime te konsiderueshme nga tërmeti”, thuhet në relacion.

Në fakt, shkolla trekatëshe duket në gjendje të mirë dhe funksionale, por mbase një kontroll i thellë nga organet e auditimit mund të peshojë “domosdoshmërinë” e kësaj ndërhyrjeje. Përdorimi i tërmetit si një arsye e fuqishme për të ndërtuar objektet nga e para, ka qenë një praktikë e ndjekur gjerësisht nga bashkiakët me qëllim marrjen e fondeve të mëdha që prokurohen më pas sipas qejfit. Megjithatë këtu pushtetarët mbrohen nga raportet e ekspertëve. Ndërkohë, duke analizuar më tej tenderin bëhet e qartë se qëllimi që prevalon është përfitimi dhe favorizimi i oligarkëve për të marrë këtë super kontratë.

Tenderi me “Flamur të Kuq”

Shohim që deri në afatin e fundit janë dorëzuar 9 oferta dhe pritej një garë e fortë, pasi kanë marrë pjesë edhe kompani të përkëdhelura nëpër tendera. Këtu oferta e bashkimit të firmave VELLEZERIT HYSA Sh, SENKA Shpk ishte më e ulëta, me rreth  2 apo 3 milionë lekë më pak se fituesi. Gjithsesi stafi i kryetarit Demo i ka eliminuar që në fazën e parë bashkë me 6 kompani të tjera. Në dokumente thuhet se janë skualifikuar pasi nuk plotësonin kërkesën për raportimin e “144 punonjësve që duhet të kenë në dispozicion”. Duket një kriter i ekzagjeruar, pasi në një kantier kaq të vogël nuk mund të punojnë qindra vetë njëherësh.

Kështu, pasi u eliminua konkurrenca, mbi tryezën e Demos mbeti vetëm zarfi me ofertën e bashkimit të operatorëve BESTA Shpk – ARKONSTUDIO Shpk – ZEQILLARI me vlerë 3.56 milionë euro. Ndërkaq, Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është vlerësimi për riskun e korrupsionit.

Përfituesit

Të tria firmat që kanë përfituar këtë tender në bashkëpunim, janë faktorë në koncesione dhe projekte të njohura për korrupsionin që i shoqëron.  “BESTA” me pronarë Vullnet Zykën, Robert Zykën dhe Dhionis Heqimin, sëbashku me “ARKONSTUDIO” me pronarë Erjon Kërin dhe Krenar Dilën, janë dy nga kompanitë që morën nga qeveria koncesionin për Triportin e Vlorës me afat 10 -vjeçar. Tashmë koncesioni ka pronar dhe aktorë të tjerë, por fillimisht ishin këto kompani që u përdorën nga Ministria e Infrastrukrurës për tenderin fasadë.

 

ARKONSTUDIO e cila sipas dokumenteve zyrtare rezulton se ka si pronar me 50% të aksioneve një person me emrin Erjon Këri, njihet për tenderët e shumë që merr në fushën e ndërtimit.  Kjo pasi Erjon Këri, ka qenë  kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare nën siglën e Partisë Socialiste në Berat. Erjoni është një nga anëtarët e familjes Këri, që kanë pasur bazën në Kuçovë, ku anëtarë të saj kanë gëzuar poste të rëndësishme.

Ndërsa firma  ZEQILLARI, në pronësi të Adriatik Zeqillarit,  njihet më së shumti për tenderët e pafund që përfiton nga Bashkia e Ersekës. Gjithashtu është gostitur shpesh është nga drejtorë të disa spitaleve për riparime apo suvatime.

Theksojmë se manipulimi i tenderave në bashkinë Berat nis qysh në komisionet që llogarisin fondin limit dhe më pas të vlerësimit të ofertave.

Sipas KLSH, në vitin 2022, në tenderin “Rindërtim i shkollës së mesme Babë Dudë Karbunara Berat”, ka pasur kritere që kufizonin konkurrencën, po ashtu “konflikt interesi” tek anëtarët e komisioneve. E si mund ta linte pa e manipuluar Demo një tender të tillë me vlerë a 433,517,128 lekë me TVSH?!

“Caktimi i të njëjtit zyrtar pjesëmarrës në grupet e punës, si në Njësinë e Prokurimit ashtu edhe në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave përbën “konflikt interesi” në kuptimin e LPP-së si dhe cenon besim publik në kryerjen e procedurave të prokurimit”, konstatohet në raportin e KLSH në fund të vitit të kaluar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimervin demoShkollatendertripoti vlores

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
“Jam i sëmurë”, Kep Arapi kërkon zbutjen e masës së sigurisë

Akuzohet për terrorizëm, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për gjykimin e djalit të ish-anëtarit të ISIS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet
Breaking Views

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së...

Lexo më shumë
Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

Vijon përleshja me policinë, protestuesit u hedhin molotovë automjeteve, tre të lënduar

19:41 - 25/10/26
Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

Tension pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve

18:37 - 25/10/26
Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit, në bulevard del edhe autoboti i ujit, hidhet gaz lotsjellës

18:06 - 25/10/26
Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

Përplasje me policinë hidhen gurë, thyhen xhamat e katit të parë tek Kryesia e Kuvendit

17:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com