GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shmangën 13.5 mln € taksa në 12 vite në Itali/ Goditet grupi i shqiptarëve

11:15 - 29/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja merr gjobë, bashkëshorti tenton ta godasë me thikë për vdekje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulohen emrat e personave në hetim pasi dyshohen se janë pjesë e grupit kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Itali gjithashtu po hetohen në fushën e mashtrimit me tatim taksat.

Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr. 58/2024, për hetimin organizatës kriminale në kuadër të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe pastrimit të parave. Bëhet fjalë për një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.

SPAK dhe Antimafia kanë regjistruar procedim penal dhe po kryhen verifikime në ngarkim të shtetasve Gazment Koçiu, Redon Marku, Samir Houjeiri, Eros Gjona, Orkes Kamami, Eluent Kamami, dhe Albiona Zaj. Eulent Kamami qëndronte në krye të grupit ndërsa Albiona Ziaj, mblidhte paratë që vinin nga aktiviteti tregtar duke mos lëshuar fatura fiskale.

Sipas një komunikate të shkurtër dhënë nga SPAK, bëhet fjalë për shuma nga 1.1 milion euro në vit ose një total prej 13.5 milion euro në 12 vite në këtë skemë të mashtrimit me tatim taksat, pastrimin e parave dhe faturat fiktive, hetuar nga Antimafia e Firences.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, shkruan SPAK në platformën “X”.

Kontrolle në 4 qytete

Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve. Pjesë e aktiviteteve të këtij grupi kriminal janë dhe blerja ose dhënien me qira të 31 bizneseve, restorante në qendër të Firences, dy hotele, bizneseve të makinave me qira, një kompanie prodhimi birre. Aksionet e një klubi futbolli amator në Ischia u blenë gjithashtu me të ardhura të paligjshme.

Paratë e pista sipas Antimafias përveç rasteve të investuara bizneset janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi. Kontrollet në Shqipëri janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan, ndërsa në Itali kontrollet u kryen edhe në Bolonja, Rimini dhe Firence.

Restorante, hotele e bizneset që po kalojnë në sitë

  • Osteria del Proconsolo
  • Il Cavallino
  • Gustavino Enoteca Ristorante
  • Braceria dei Tre Amici
  • Ponte Vecchio
  • Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria
  • Bisteccheria Santa Croce
  • Trattoria de Pitti, Orcagna
  • Hosteria Antico Bottaio
  • Sasso di Dante
  • Santa Maria Novella
  • Casa del Vin Santo
  • Osteria da Caterina
  • Locanda Fiorentina
  • Trattoria Giovanni
  • Lo Spuntino di Pesce
  • Museo della Bistecca
  • Osteria San Fiorenzo
  • Borgo Saccardi
  • Tre Pepi
  • Osteria Le Pietre Bisteccheria
  • La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro)
  • Cimatori 30 Osteria
  • Il Caminetto, Palapa
  • l’hotel Ferdinando II De’ Medici
  • il bed & breakfast Black 5 Florence
Etiketa: evazion fiskalItaliKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Shkrumbohet nga flakët banesa në Sarandë

Shkrumbohet nga flakët banesa në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com