Eridion C. nga Burreli, me banim në Durrës, u kap nga shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore për shkak të konsumit të tepërt të alkoolit u dërgua në spitalin e Durrësit për të marrë shërbimin mjekësor.
Teksa po kurohej, ai është sulmuar nga 3 persona dhe është goditur me grushta prej tyre në pjesën e kokës e në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të klasifikuara të lehta nga mjekët.
Më pas, agresorët janë larguar nga spitali.
Burime nga policia bëjnë me dije se djali që u kap në gjendje të dehur ka deklaruar për policinë se agresorët janë babai, xhaxhai dhe një i afërm i tyre, i të dashurës së tij.
Sipas tij: Familjarët e vajzës kanë qenë kundër kësaj lidhje dhe në më shumë se një rast ata e kanë kërcënuar Eridionin që të hiqte dorë nga vajza e tyre.
Pas kësaj ngjarje, policia ka arrestuar 3 agresorët për plagosje të lehtë e për prishje të rendit publik.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe djalin që u godit për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Discussion about this post