GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukja e të riut, i vëllai: Polici serb më tha që mund të ketë vdekur

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhdukja e të riut, i vëllai: Polici serb më tha që mund të ketë vdekur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, kanë folur familjarët e 34-vjeçarit të zhdukur, Leo Roci.

Nga Serbia në një lidhje direkte ka folur vëllai i Leo Rocit, Bledi.

Ai është shprehur se ndodhet në Serbi së bashku me nënën e tij për të marrë informacione se çfarë ndodhi me vëllain e tij. Ndonëse ende nuk kanë dinë se çfarë ka ndodhur me 34-vjeçarin.

Bledi Roci thekson se duhet patjetër që ambasada shqiptare në Beograd ta ndihmojë. “Duhet të gjej taksistin me të cilin udhëtoi vëllai im por edhe çobanin që i gjeti sendet personale”, u shpreh vëllai i Leo Rocit.

Gjithashtu tregon vështirësitë që së bashku me nënën e tij po kalojnë në Serbi.

Madje ai tregon se një efektiv serb i ka thënë që Leo nuk është as i arrestuar dhe as në burg, duke iu shprehur se mund edhe të ketë humbur jetën.

“Jam i interesuar të di ça bëhet me vëllain. Një polic na ka thënë që ky person mund edhe të ketë vdekur, nuk e di ku bazohet polici që ma tha këtë, ai më tha këtu djali nuk u kap. Akoma nuk ka një përgjigje se ne nuk na pranuan të bënim denoncimin që ne komunikimin me vëllain e humbëm në shtetin Serb. Unë e mami im kemi shkuar të bëjmë denoncim, mamit i kanë marrë pasaportë për 2-3 minuta e na thënë ikni se jua morëm denoncimin. Nuk e njoh atë që udhëtoi me vëllain tim, nuk jam i sigurtë nëse ka kaluar apo jo por deri në pikën kufitare të Serbisë me Kroacinë ai ka qenë mirë unë kam folur me të. Unë kam folur edhe me Ambasadën Shqiptare në Beograd ata më thanë ne kemi bërë kërkesa presim të marrim përgjigje. Kam shkuar tek komisariati ku u dorëzuan sendet e vëllait.

Mendja nga nuk më shkon, por nuk kam informacione të sakta. Polici që kam takuar në komisariat më tha ai i arrestuar nuk është as në burg nuk është. Sendet personale nuk mi kanë treguar se ku i kanë gjetur, janë gjetur 60 mijë lekë të vjetra, telefoni dhe pasaporta janë gjetur dhe janë dorëzuar në komisariat.  Unë nuk i mora sendet e tij sepse dua që shteti shqiptar e ambasada ti marrin dhe të hetojnë. Nga Prishtina në Serbi ai është futur nëpër dogana se nuk ka pasur probleme as me Serbinë e as me Kosovën, sa për atë taksistin unë dua ta kërkojë ta di kush ishte”, tha ai.

Etiketa: Leo Rocizhduket

Lajme të lidhura

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
Para
Nga Balla, te Rrumbullaku e Veliu, Salianji propozon emrat e dëshmitarëve në komisionin TIMS

Salianji kundër pjesëmarrjes në Komisionin Anti-korrupsion: Rama nuk e përdor dot PD për luftuar SPAK-un

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

Hetimet për vdekjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino kanë çuar në arrestimin e bashkëshortes së tij 45-vjeçare dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com