Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nartë të Vlorës.
Mësohet se një 37-vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Arjan Demiraj.
Nuk dihet arsyeja pse burri i ka dhënë fund jetës.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.
“Sot, në fshatin Nartë, në afërsi të fushës së sportit, dyshohet se një shtetas është vetëvrarë me armë gjahu, të cilën e kishte me leje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Discussion about this post