GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Rritja e shpenzimeve, “tkurr” kursimet e shqiptarëve/ Jo vetëm euro, edhe depozitat në lekë me rënie në prill

në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e shpenzimeve, “tkurr” kursimet e shqiptarëve/ Jo vetëm euro, edhe depozitat në lekë me rënie në prill
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Depozitat në paranë e gjerë kanë vijuar rënien me ritme të shpejta edhe në muajin prill, duke konfirmuar një tendencë recesioni gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti. Që prej fillimit të vitit aktual, depozitat janë ulur me 2.3%.

Kështu, shifrat e prillit flasin për 1.29 trilionë lekë depozita, nga rreth 1.30 trilionë lekë të muajit paraardhës. Tkurrja e depozitave në paranë e gjerë ka nisur që në muajin prill të vitit të kaluar, duke u ndalur në gusht të vitit 2023, dhe një kthesë pati edhe në tetor dhe dhjetor të vitit që lamë pas. Në muajin e katërt të këtij viti, depozitat në paranë e gjerë janë tkurrur me 0.85%, ose 11 miliardë lekë më pak, krahasuar me një muaj më parë. Ndërsa, krahasimesh me muajt e tjerë vëmë re se rënia përllogaritet në 1.9% me shkurtin dhe 2.3% me janarin.

Krahas analizës së përgjithshme të depozitave, “Scan Intel” ka analizuar të dhënat për të kuptuar trendin e lëvizjes së depozitave në lekë dhe në valutë. Sa i përket depozitave në lekë, rënia mujore përllogaritet në 1.2% ku depozitat kanë zbritur pranë 580 miliardë lekëve, nga 587 miliardë që regjistroheshin në muajin mars. Nga ana tjetër, depozitat në valutë kanë zbritur pranë 708 miliardë lekëve duke regjistruar një rënie më të vogël se depozitat në lekë, prej 0.56%.

Kjo rënie e përgjithshme e depozitave në paranë e gjerë ka ardhur si pasojë e kontributit negativ të shumicës së agregateve monetarë. Sipas analizës, vetëm depozitat pa afat rezultuan me rritje 0.4%. Por, kjo rënie e depozitave totale mund të shpjegohet edhe nga faktorë të tjerë siç mund të jetë edhe rritja e shpenzimeve konsumatorë si pasojë e rritjes së çmimeve që i detyron konsumatorët të shpenzojnë më shumë sesa të kursejnë.

Etiketa: depozitatllogari kursimi

Lajme të lidhura

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 16/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 14 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 14/10/26
Para
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Korçës

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Korçës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com