GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Balluku kërcënon vartësit: Jeni grup i strukturuar kriminal, do iu çoj në SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balluku kërcënon vartësit: Jeni grup i strukturuar kriminal, do iu çoj në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshe nga herët e tjera, zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku është shfaqur me tone të larta ndaj vartësve të saj në shoqërinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë, madje duke hedhur dhe akuza të rënda ndaj tyre.

Belinda Balluku, në fjalën e saj nuk dukej aspak si një ministre, por si një prokurore, e cila kërcënoi vartësit e saj se e kishte gati dosjen ndaj tyre dhe do ta çonte në SPAK.

Kërcënimi i Ballukut ndaj vartësve të saj ishte për shkak të situatës kur një numër i madh i punonjësve të Ujësjellësit në Vlorë kanë fituar në gjykatë shifra shumë të mëdha pasi kanë pretenduar se nuk u janë paguar 2% në vit për vjetërsinë në punë, kompensimin ushqimor apo edhe përqindje për grupin e diplomës.

Sipas Ballukut, punonjësit kanë arritur të marrin deri në 100 milion lekë të vjetra nga gjykata, teksa hodhi akuza dhe ndaj drejtësisë me fjalët “këtë e dinë shumë mirë ata që kanë bërë skemën, deri te gjyqtari.”.

Balluku guxoi më tej duke i konsideruar vartësit e saj si një grup i strukturuar kriminal, duke i kërcënuar me fjalët se “i kanë hyrë detit më këmbë” dhe se ata do të kthehen në shembull.

Më shumë se sa seriozitet, fjalimi i Ballukut dukej më shumë si një propagandë për të treguar se vartësit e saj i hanë “kumbullat dhe dardhat” pas shpine, njësi si shefit të saj Edi Rama apo si rivalit në parti, Erion Veliajt.

“Të gjitha dosjet janë gati. Përdorini tani ata avokatë për t’u mbrojtur, edhe ata avokatë duhet të mbrojnë veten.

Pretendoni që nuk të është paguar vjetërsia në punë, por nuk të mjafton kjo. Në të gjitha rastet të llogaritura nga ne shkon në 1 milion deri në 2 milion të vjetra, me shtesat që i kanë bërë paditësit ka arritur në 100 milion të vjetra, është marrë në gjykatë për një punonjës.  Nga gjykata kanë marrë edhe 14 mijë lek në muaj për diplomën e nivelit të lartë, që në fakt VKM parashikon vetëm për ata me DAP.  Këtë e dinë shumë mirë ata që kanë bërë skemën, deri te gjyqtari. Me kod pune shumica e atyre që kanë paditur e kanë çështjen të parashkruar se kanë dalë në pension prej vitesh.

Secili prej jush që i ka hyrë kësaj skemë, i keni hyrë detit në këmbë. Do përgjigjeni të gjithë, do të ktheheni në shembull se çfarë ndodh kur ka grup të strukturuar. Ky është grup i strukturuar, i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz shqiptar dhe në kurriz të popullit të Vlorës…. S’ka ardhur njeri t’ju thotë të rrini apo të ikni nga puna, atë e dini vetë. E dini mirë kush ka shkelur ligjin.” – ishin fjalët kërcënuese të Ballukut ndaj vartësve të saj.

Etiketa: BallukuKryesore1Spakvartes

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
“Mbretëresha duke bërë jetë nate”, Luizi kërcen me gjyshen e Kiarës

“Mbretëresha duke bërë jetë nate”, Luizi kërcen me gjyshen e Kiarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş