GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Referendumi i Berishës, qesharak”, Mark Marku: Nuk rithemelohet partia me njerëz që u shpallën humbës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Referendumi i Berishës, qesharak”, Mark Marku: Nuk rithemelohet partia me njerëz që u shpallën humbës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogu Mark Marku, ka folur rreth referendumit të thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e ka cilësuar këtë nismë si dëshpëruese, duke shtuar se edhe mbajtja e Kuvendit të 11 dhjetorit, u mblodh duke përfillur rregullat statutore.

“Në thelb është dëshpëruese, sepse tregon konceptin që grupimi kundërshtar ka për sistemin e të drejtës dhe procedurën në demokraci. Ka disa të drejta për të organizuar një kongres, por ka një procedurë, siç e përcakton statuti. Nuk ka diskutime për këtë. Edhe statutet e rregullat, apo normat shoqërore kanë rëndësinë e vet. Ato janë të detyrueshme.

Normat që nuk janë të kodifikuar tregojnë se cili është koncepti i këtij grupi. Nuk përfill asgjë, i vendos vetë rregullat, verifikimin dhe arbitrazhin. Qytetarët në Zvicër kanë të drejtë që të shkojnë në referendum, por ato i cakton qeveria. Ne jemi vend paradoksal, me këtë gafë që po bëjnë ata duhet zhdukur nga politika. Nuk të jepet e drejta të organizosh zgjedhje e të thërrasësh qytetarët. Kjo vetëm duke marrë këtë strukturë, qoftë me thirrjen e Kongresit dhe mënyrës se si funksionon, një qytetar normal, kupton që ata kurrë dhe turp që kanë qenë dikur në pushtet. Numrat kush i ka verifikuar. Unë jam i verifikueshëm. Referendumi është qesharak” – u shpreh pedagogu.

Më tëj Marku tha se rithemelimi i PD nuk mund të bëhet nga njerëz që janë shpallur humbës në zgjedhjen e fundit, e këtu përmendi disa emra.

“Nuk merrem me gjëra qesharake. Një nga arsyet se përse kemi humbur ne është sepse Flamur Noka humbi në Kamëz, Edi Paloka në Durrës, Edmond Spaho në Korçë, Aldo Bumçi humbi në Tiranë. Albana Vokshi në Tiranë. Pra këta humbësit që kanë qenë bashkë, unë bëj përgjegjës të gjithë që këta duan të na kthejnë moralin se kush humb ikën, po këta pse s’ikin? Kjo është me u tall me njerëzit. Sali Berisha ka humbur në 2013. Ai ka pasur pushtetin vetë. Ka humbur në 2013 në mënyrën më ekzemplare të mundshme. Lulzim Basha edhe për shkak të defekteve të veta, edhe pse mbante këta nuk ia jepte kush pushtetin. Të gjithë këta janë hajdutë votash. Kanë qenë të pranishëm kur PD ka përjashtuar njerëz në kundërshtim me statutin. Unë llogaris në mënyrën se si sillet individi. Është një premisë, që të shkëputemi nga ky lloj mentaliteti. PD ka 100 e ca mijë mbështetës.

Ta çosh PD e të thuash se kam partinë se ke 10 mijë në stadium. Një pjesë e PD është aty, se një pjesë janë të dëshpëruar, të mërzitur, por problemi është se të manipulosh këtë zhgënjim, është njësoj si të manipulosh lypësin në rrugë. Këta po i gënjejnë zgjedhësit. Por a do të shkojmë në një pikë ku të diskutojmë për opozitarizmin. Edhe PD s’ka shumë rëndësi. Ajo është informacion historik, mund të krijohet dhe si çdo gjë në botë ka ciklin e vet. Kjo lëvizje që po bëjnë këto, për mua është se këta po shkatërrojnë idenë e opozitës. Këta hedhin idenë e rithemelimit” – tha Marku.

Etiketa: humbesMark MarkunjerezpartiaqesharakreferendumirithemelimSali Berisha

Lajme të lidhura

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit
Breaking Views

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi
Breaking Views

Kosova voton sot: Mbi 2 milionë votues në lista, 22 mijë të rinj për herë të parë në kuti votimi

07:32 - 07/06/26
Para
Genc Deromema: Opozita do t’i kthehet shqiptarëve, votuan 913 anëtarë

Genc Deromema: Opozita do t'i kthehet shqiptarëve, votuan 913 anëtarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”
Breaking Views

Biseda me banorët e Zvërnecit, Rama: Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online”

10:22 - 07/06/26

“Këtë javë shkova dhe takova banorët e zonës së Zvërnecit, në një takim që, për të gjithë ata që duan...

Lexo më shumë
Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit

09:58 - 07/06/26
“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

“Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina”, Rama tallet me protestuesit e Zvërnecit

09:51 - 07/06/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

08:37 - 07/06/26
Moti sot: Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe

Moti sot: Temperaturat deri në 31°C, por reshje të izoluara në disa qarqe

07:52 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom