GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

84 operacione dhe mbi 600 të arrestuar, Policia bën bilancin e muajit maj

14:56 - 02/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
84 operacione dhe mbi 600 të arrestuar, Policia bën bilancin e muajit maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e muajit maj, ku janë finalizuar 84 operacione, 11 prej tyre me partnerët ndërkombëtarë, janë arrestuar 635 persona si dhe janë asgjësuar mbi 42 mijë bimë kanabisi.

“Megaoperacionet dhe operacionet patën prioritete goditjen e kultivimit, shpërndarjes dhe trafikimit të cannabisit dhe drogave të forta, posedimit dhe trafikimit të armëve të zjarrit, si dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për përfshirje në grupe dhe në organizata kriminale.

Gjithashtu, në bazë të planeve të posaçme policore dhe ndërstrukturore, ka nisur angazhimi intensiv për të garantuar një sezon turistik të sigurtë.

Si rezultat i punës së Policisë, gjatë muajit maj, janë finalizuar 84 operacione policore, 11 prej tyre, me partnerët ndërkombëtarë;

-Janë vënë në pranga 635 autorë të dyshuar veprash penale, 67 prej tyre ishin në kërkim kombëtar;

-42 749 bimë dhe fidanë cannabisi janë asgjësuar si rezultat i 18 operacioneve kundër kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar “Territor i pastër”;

-Gjatë muajit maj janë sekuestruar 181 kg cannabis sativa, 11.3 kg kokainë, mijëra doza të këtyre lëndëve, 470 doza heroine dhe 5000 fara cannabisi;

-Janë sekuestruar 10.5 milionë euro (para dhe asete) të dyshuara me burim krimin;

-Falë operacioneve të bazuara në inteligjencën policore, janë sekuestruar 23 armë zjarri, 4 kallëpë lënde eksplozive, 2 kundragazë dhe sasi e madhe municioni luftarak;

-3 grupe kriminale që shitnin lëndë narkotike dhe trafikonin armë nga Kosova ose drejt Anglisë, janë goditur nga Policia e Tiranës dhe e Durrësit, gjatë operacioneve “Tempulli 3”, “Transportuesi 2” dhe “Pakot”;

-Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, janë parandaluar në Durrës, Fier, Mat dhe Lezhë, 6 ngjarje kriminale me përdorimin e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta.

-Janë zbardhur 133 vjedhje (disa prej tyre, me dhunë), 1 vrasje e dyfishtë e kryer në fshatin Bodrishtë dhe 1 plagosje me armë zjarri e kryer në Durrës;

-Në Rinas, Morinë, Tiranë, Durrës, Korçë janë goditur 10 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme;

-Nga kontrollet në terren dhe në bazë të denoncimeve të qytetarëve, janë konstatuar dhe goditur 143 raste të krimeve kundër mjedisit;

-Janë evidentuar dhe trajtuar ligjërisht 121 raste të dhunës në familje, të cilat më pas janë adresuar për t’u trajtuar nga institucionet e tjera kompetente;

Në kuadër të parandalimit dhe goditjes së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, gjatë muajit maj, janë evidentuar dhe goditur 19 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Është intensifikuar bashkëpunimi i strukturave policore me FRONTEX. Në këtë kuadër janë finalizuar 4 operacione kundër transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve dhe janë bllokuar në kufi 168 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar, me qëllim përfundimtar një nga vendet e BE-së.

Policia Rrugore gjatë muajit maj intensifikoi kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, në prag të sezonit turistik.

Si rezultat i punës parandaluese dhe monitorimeve të pandërprera:

Janë vënë në pranga 183 drejtues mjetesh, nga të cilët 130 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 53 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 144 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 61 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Ndërkaq, Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të  garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat i punës dhe angazhimit në përmbushje të prioriteteve, janë goditur:

41 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, 9 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin, 10 tentativa për të futur/nxjerrë në pikat e kalimit kufitar, mallra të kontrabanduara dhe 4 raste të trafikimit të mjeteve motorike.

Në kuadër të masave për sigurinë detare, Njesia e Policisë Detare dhe Policia Kufitare kanë nisur kontrollet për dokumentacionin e mjeteve lundruese, për respektimin e rregullave të lundrimit dhe të perimetrit të sigurisë per pushuesit. Si rezultat i kontrolleve, janë bllokuar 5 mjete lundruese argetuese Jet Sky dhe janë ndeshkuar me masë adminsitratve, nga 10 000 lekë, pronarët e tyre”-njofton policia.

Etiketa: BilancPolici

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Para
Gëlltiti një tapë shisheje, ndërron jetë vogëlushja 1 vjeçare

Gëlltiti një tapë shisheje, ndërron jetë vogëlushja 1 vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka folur për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit....

Lexo më shumë
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com