GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Reuters”: Shqipëria mund të jetë surpriza e “Euro 2024”

13:18 - 03/06/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekord në renditjen e FIFA-s, Shqipëria e para në botë për shtatorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Shqipëria mund të jetë surpriza e grupit B të Europianit. Fakti që Kombëtarja kuqezi nuk e ka presionin e pritshmërive të larta, mund të rezultojë çelësi i suksesit për ekipin e Sylvinhos. Të luajnë pa presion mund t’i bëjë lojtarët e Kombëtares të japin më të mirën e tyre.”

Është ky konstatimi i gazetarëve të agjencisë së lajmeve “Reuters”, të cilët bëjnë një prezantim edhe për Kombëtaren Shqiptare. Për herë të dytë në histori në finalet e Europianit, përfaqësuesja ka detyrën e vështirë të përballet në një grup jashtëzakonisht të fortë, me kampionët në fuqi të Italisë, së bashku me Spanjën dhe Kroacinë.

Me pjesëmarrjen në finale, Shqipëria do të ketë mundësi të përfitojë një eksperiencë e madhe, do të rritet nga forma e në krahasim me kualifikueset ku doli si kreu i grupit, duke parakaluar Republikën Çeke dhe Poloninë, pasi kaluan shtatë ndeshje të pamposhtura pas humbjes së tyre në hapje ndaj polakëve.

Që nga debutimi i tyre historik në vitin 2016, Shqipëria ka humbur kualifikimin në Euro të fundit së bashku me dy Kupat e Botës, por nën drejtimin e trajnerit të ri Sylvinho, është bërë kthesa. Në vitin 2022, Shqipëria shënoi vetëm një fitore në 11 ndeshje. Sylvinho mori drejtimin në fillim të vitit 2023 dhe skuadra fitoi 5 nga 9 ndeshje, duke humbur vetëm 1 herë.

Trajneri mori kolegët, brazilianin Doriva dhe argjentinasin Pablo Zabaleta për të punuar së bashku. Ata vendosën të gjenin lojtarë që i përshtateshin stilit të tyre të lojës. Jasir Asani është një nga ata futbollistë, në krahun e djathtë dhe me goditjet e tij të forta me këmbën e majtë, ai është paraqitur në çdo ndeshje që nga hyrja e Sylvinhos dhe ka shënuar tre gola në kualifikuese.

Shqipëria do të shpresojë të kapë në befasi Italinë në ndeshjen e parë të grupit B. Shumë lojtarë të kuqezinjve njihen me kundërshtarët e tyre. Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Berat Djimsiti, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli luajnë të gjithë klube në Serinë A.

Shqipëria ka një bilanc negativ pasi ka humbur të katër takimet e mëparshme me Italinë dhe ndaj Spanjës ka pësuar disfatë në secilën nga tetë ndeshjet e saj, ndërsa në Gjermani do të jetë ndeshja e parë me Kroacinë.

Kur u hodh shorti për grupin e kualifikueseve të Europianit, pritej që të parat të renditeshin Polonia dhe Republika Çeke dhe kjo i dha mundësinë Shqipërisë të fitonte betejën. Shqipëria u tregua më e forta, kështu që të qenit e dobët në letër duket se i përshtatet Kombëtares tonë.

Etiketa: Euro 2024europiani

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Meksika zgjedh presidenten e parë grua

Meksika zgjedh presidenten e parë grua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com