GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimet – Tjetër mashtrim me kreditë, arrestohen punonjësit e Fondit Besa (Emrat)

16:04 - 03/06/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Hetimet – Tjetër mashtrim me kreditë, arrestohen punonjësit e Fondit Besa (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre punonjës të fondit Besa dhe një notere në Tiranë janë arrestuar nga policia lidhur me një skemë mashtrimi me kreditë. Në kërkim është shpallur një 34-vjeçar i identifikuar si Ledio Vrapi, i cili cilësohet truri i skemës së mashtrimit.

Lindita Ndroqi, 55 vjeçe, Eros Aliu, 33 vjeç, dhe Lindita Peçi, 39 vjeçe janë punonjësit e institucionit financiar ndaj të cilëve policia ka ekzekutuar masën e sigurisë së arrestit shtëpiak, dhënë nga gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë. E njëjta masë është ekzekutuar edhe ndaj noteres Majlinda Demollari. Ndaj saj, gjykata ka vendosur edhe pezullimin e ushtrimit të detyrës. Ndërsa për Ledio Vrapin, të riun e shpallur në kërkim, i cili rezulton banues në Gjermani, është caktuar në mungesë masa e arrestit me burg. Ata akuzohen për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe të ‘Falsifikimit të Dokumenteve’.

“Ledio Vrapi dyshohet se ka mashtruar shtetas të ndryshëm duke ju thënë se i nevojiteshin të dhënat e tyre për të çelur llogari bankare dhe për të tërhequr shuma parash nga banka, në mënyrë që ai të mos tërhiqte vëmendjen e autoriteteve shtetërore. Pas çeljes së llogarive dhe tërheqjes së parave, ai i ka dhënë secilit shtetas nga 50 000 lekë si shpërblim. Nga hetimet ka rezultuar se Ledio Vrapi me anë të fotove të kartave të identitetit të këtyre shtetasve ka marrë kredi pranë disa institucioneve financiare, shuma parash që variojnë nga 5-7 milionë lekë të vjetra, të cilat janë transferuar në numrat e llogarive të shtetasve dhe pas tërheqjes janë përvetësuar nga shtetasi Ledio Vrapi”, njoftoi policia.

“Në këtë veprimtari të paligjshme është përfshirë edhe noterja Majlinda Demollari, e cila dyshohet se ka kryer noterizimin e kontratave me palë shtetas që nuk kanë qenë të pranishëm dhe që nuk i kanë nënshkruar këto kontrata dhe për të cilët janë paraqitur të dhëna të rreme lidhur me adresat e banimit dhe të dhënave të tjera. Në përfundim të këtyre veprimeve, nga ana e punonjësve të institucionit financiar, konkretisht shtetasit Lindita Ndroqi, (përgjegjëse zyre) Lindita Peçi dhe Eros Aliu , (oficerë kredie), janë mbajtur relacionet dhe vendimet e miratimit të kredive, të bazuara në të dhëna të rreme, të cilat nuk i përkasin palëve në cilësinë e debitorëve”, shtuan të njëhtat burime.

Hetimet

Detaje lidhur me rastin dha edhe prokuroria e Tiranës përmes një njoftoimi për mediat.

Sipas akuzës, personat e akuzuar dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

“Ledio Vrapi ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, Ledio Vrapi, nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre”, njofton prokuroria.

Sipas të njëjtave burime: në kryerjen e këtyre veprimeve, Ledio Vrapi ka bashkëpunuar me shtetasit Eros Aliu dhe Lindita Peçi, të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a. në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen Lindita Ndroqi, e cila ka qenë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Personat e dëmtuar “nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre”, sqaron prokuroria.

Ndërkohë, punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a akuzohen se kanë qenë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar.

Akuzat

Majlinda Demollari, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Lindita Ndroqi, 55 vjeçe, banuese në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, në bashkëpunim.

Lindita Peçi , 39 vjeçe, akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Eros Aliu, 33 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Ledio Vrapi, 34 vjeç, banues në Gjermani, akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: Fondi BesakrediKryesore1mashtrimmashtrim me kredi

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
E quajti të dhunshëm/ Reagon Gasperini: Ishte Gomez ai që më sulmoi fizikisht, jo unë

Gasperini sfidon Real Madrid: Duam të fitojmë Superkupën e Europës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com