GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nën hetim nga SPAK, dorëhiqet kreu i Tatimeve Ceno Klosi

në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Nën hetim nga SPAK, dorëhiqet kreu i Tatimeve Ceno Klosi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dorëhiqet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Ceno Klosi.

Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme.

Pritet që Klosi të zëvendesohet nga nëndrejtoresha aktuale e Tatimeve, Elidjana Çelaj.

Klosi largohet në një moment kur ndaj tatimeve ka mjaft akuza për mënyrën se si po zbatohet ligji për Tatimin mbi të Ardhurat për profesionet e lira.

Zyrtari i lartë i Tatimeve po hetohet nga SPAK për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Kujtojmë që ndaj Ceno Klosit, SPAK ka nisur hetime të thelluara për shkak të aferave të zbuluara nga emisioni Vetting në News24.

Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.

Kujtojmë se modeli i largimit me dorëheqje nga detyra u zbatua edhe në rastin e Evis Berberit, ish kreut të Autoritetit Rrugor, (ARRSH), i cili sot e kësaj ditë është në qeli për shkak se nga SPAK u zbulua abuzimi që kishte bërë gjatë ushtrimit të detyrës me firmën e tij DAAM shpk, me të cilën kishte fituar disa tendera publik.

Edhe Asokohe, Evis Berberi tentua të shitej në media sikur kishte dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërkohë që ai ishte arrestuar nga Prokurorët e SPAK kur ishte ende në detyrë.

Veprat penale

Ceno Klosi po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”. Prokuroria e Posaçme konfirmoi se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“Për të njëjtin fakt Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi”. SPAK ka vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.

Klosi, i cili në krye të tatimeve, iu bindet me shumë urdhrave politikë, sesa ligjit, duke ndëshkuar padrejtësisht bizneset, ka  punuar për 13 vite si specialist dhe drejtues sektorësh në banka të nivelit të dytë dhe më pas gjatë periudhës 2015-2021 ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik në OSHEE. Në qershor të 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës- Kanalizime dhe Mbetjeve të ngurta, ndërsa me VKM 625, datë 22/10/2021 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Etiketa: ceno klositatimet

Lajme të lidhura

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra
Aktualitet

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

17:55 - 25/08/26
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video
Aktualitet

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj
Aktualitet

Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

17:05 - 25/08/26
Para
Bardhi i përgjigjet Ramës: Shumë shpejt do e kuptosh nëse kam bërë kallëzim në SPAK për vëllain tënd

Bardhi: Rama dhe mafiozët e tij nuk përfaqësojnë Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese
Kosovë & Rajon

Kroacia paralajmëron Perëndimin: Serbia po armatoset me armë sulmuese

18:12 - 25/08/26

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokovic deklaroi se Evropa duhet të forcojë sigurinë dhe shtyllën evropiane te NATO-s sepse rendi...

Lexo më shumë
Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

Goditi me tullë policen në Kamëz dhe e la pa ndjenja, habit i riu: Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra

17:55 - 25/08/26
Planet për të investuar në Sazan, jahti i Ivanka Trump filmohet në Qeparo – Video

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin, demokratët e quajtën “konflikt interesi flagrant dhe të pashërueshëm“

17:46 - 25/08/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Asani, Shpendi dhe Brruti shënojnë, Muçi bën “me krahë” Salah

Kanë fituar Champions League dhe 7 herë Premier League, klubi anglez i “çmendur” pas Ernest Muçit!

17:27 - 25/08/26
Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë ish-të dashurin e saj

Indiani tenton për të vjedhur në banesë, policia e arreston në majë të çatisë

17:05 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com