Jemin Gjana ka sqaruar debatin që po ndodh mes disa kandidatëve të PD për listat e anëtarësisë.
Sipas Gjanës, të drejtën për të çekuar në sistem dhe për të parë të dhënat personale të anëtarëve e kanë vetëm personat e autorizuar.
Ai thotë se për këtë ka patur një debat dje, teksa thekson se s’ka të drejtë të prekë të dhënat personale pa autorizimin e personit fizik.
Gjana shton se janë 75 mijë e 67 anëtarë të PD, por të drejtën e votës e kanë vetëm ata që zotërojnë kartën e anëtarësisë.
‘’Ai që prevalon është ligji. Shqipëria ka një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale të cilën askush nuk ka të drejtë ta prekë pa autorizimin e personit fizik. Ky ligj i cili është detyrim i procesit që Shqipëria ka për t’u afruar me legjislacionin drejt BE-së, është një ligj i miratuar në vitin 2008, për mbrojtjen e të dhënave personale, jo për kuriozitet, por për publikun sepse edhe një pjesë e atyre që shtrojnë kërkesat nuk jaqnë të paditur në këtë çështje, konsiderohen të dhëna sensitive personale.
Çdo informacion për personin fizik, lidhur me origjinën racore, origjinën etnike, përkatësinë politike, anëtarësinë në sindikata, përkatësinë fetare, përkatësinë filozofike. Bazuar mbi këtë ligj, ne jemi një parti politike që jemi për ta patur shtetin ligjor, për ta mbrojtur shtetin ligjor, këto të dhëna nuk mund të disponohen përveçse nga ata që janë të autorizuar të çekojnë tek sistemi.
Në këtë sistem çekon vetëm Sekretari Organizativ i partisë dhe një punonjës i caktuar nga partia për këtë punë dhe për të qenë trasnapernt me të gjitbë kandidatët, dhe katër ekspertë IT, që ata do të adresojnë tek sistemi.
Pyetje: Në zgjedhjet e 2013-ës kandidatët kanë pasur anëtarë në Komisione, pse nuk kanë sot?
Jemin Gjana: Ka një parim bazë në të gjitha rastet, numri i atyre që emërohen ose zgjidhen dhe numri i atyre që kohoptohen duhet të jetë në një propocion që ata që zgjidhen ose emërohen, janë më shumë se sa gjysma. Është e vërtetë që në 2017 ka qenë kështu, por kanë qenë dy kandidatë. Sot jemi em katër kandidatë, pra jemi me katër palë sy vëzhgimi. Më ndryshe do të detyroheshim që nga katër, numri i atyre që emërohen nga struktura të ishte një më shumë, të ishin 5 dhe do bënim disa komisione me 9 anëtarë të pamenaxhueshëm, kështu që dakordësia ka qenë që të mbetemi në nivelin e 3 anëtarëve gjithësej në Komision dhe katër anëtarëve përfaqësues, vëzhgues.
E padiskutueshme është që edhe anëtarët që janë vëzhgues në Komisionin Zgjedhor në qendër janë anëtarë të cilët kanë të gjithë të drejtën të diskutojnë, të shprehin, të japin opinionet e tyre dhe Komisioni të marrë vendime bazuar vetëm në atë çfarë është. Rregulli Statutor dhe vendimi i Kryesisë të PD-së që i është bërë e njohur që të gjithëve. Asnjë nga vendimet dje nuk është marrë pa qenë dakordësia edhe atyre të katërve. Ka një mirëkuptim për këtë çështje.
Pyetje: Z. Gjana, ju deklaruat pak më parë se janë 75,067 anëtarë të PD-së të cilët kanë të drejtën e votës në 13 qershor, një sqarim, anëtarët e Forumi Rinor të PD votojnë dhe nëse jo, përse?
Jemi Gjana: Është shtruar edhe dje në Komision kjo çështje. Statuti i PD-së ka përcaktuar qartësisht kush janë anëtarët me të drejtë vote.
Anëtarë me të drejtë vote janë ata që janë anëtarë të PD-së. Në Forumin Rinor të PD-së, në organizatën e grave të PD-së, në strukturën e PD-së, ka simpatizantë, ka mbështetës. Të drejtën e votës sipas Statutit, e kanë vetëm ata që disponojnë një kartë anëtarësie të PD-së. Të gjithë ata të rinj që e kanë marrë kartën e anëtarësisë së PD-së kanë të drejtën të votojnë, pjesa tjetër nuk mund të votojnë sepse statuti nuk e lejon.
Thënë ndryshe, do të fillonim të krijonim tufa me individë, t’i quanim ca të rinj, pastaj do dilnim edhe ne më të vjetrit të kërkonim edhe ne përfaqësim dhe të thnim që duam edhe ne mqse jemi më të vjetër, por këtu ka rregulla loje.
Rregulli është qartësisht i përcaktuar në Statut. Ata që disponojnë një kartë anëtarësie dhe janë listënn e anëtarësisë.
Duke u nisur nga praktika dhe nga preçedentët e 2013-ës dhe 2017-ës, nëse do të rezultojë që në komisionet e votimit do të paraqiten anëtarë të PD, të cilët disponojnë një teser të PD-së do ta kenë të drejtë bazuar në vendimin e Kryesisë dhe në udhëzimin që dje kemi miratuar, që edhe ata të votojnë duke u paraqitur atje me kartën e anëtarësisë në Parti dhe me dokumentin e indentifikimit dhe do të jenë në një listë të veçantë me qëllim që askujt që është anëtar i PD-së të mos i pengohet e drejta për të marrë pjesë në votim, të mos i mohohet një e drejtë themelore që është e drejta e votës,”- tha Gjana.