GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Emigrantët do të burgosen në Shqipëri”, flet deputeti italian që protestoi kundër Melonit

18:09 - 05/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Emigrantët do të burgosen në Shqipëri”, flet deputeti italian që protestoi kundër Melonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Jo Guantanamos italiane”! Me një parullë të tille në dorë ka zgjedhur të protestoje deputeti opozitar italian, Riccardo Magi ndaj vizitës se kryeministres se vendit të tij në Shqipëri ditën e sotme.

Përfaqësuesi i partisë “Piu Europa”, ka kritikuar marrëveshjen e emigranteve mes dy vendeve tona, duke kërkuar anulimin e saj.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Magi tha se arsyeja pse kishte zgjedhur të vinte në Lezhë ishte për të parë nga afër, si ligjvënës italian, se ku kanë shkuar 1 mld euro burime të taksapaguesve italianë.

Magi tha se ajo që pa ishte vetëm fushatë elektorale. Sipas tij, emigrantët që do të dërgohen në Shqipëri, ndryshe nga ata që vijnë në Itali, do të diskriminohen dhe do t’iu mohohen të drejtat e njeriut, duke u burgosur në vend që të trajtohen si azilkërkues.

“Unë zgjodha të vija sot në Shqipëri për të ushtruar të drejtën si ligjvënës italian për të vizituar strukturën, sipas marrëveshjes ajo strukturë është tokë italiane, por ajo që pamë është vetëm një fushatë elektorale, nuk dimë asgjë si do funksionojë ky vend. Së pari burimet që do të shpenzohen, rreth 1 mld euro, burime që vinë nga qytetarët italianë, do hidhen poshtë për të ngritur një vend ku do qëndrojnë pak mijëra njerëz, pasi janë shumë pak në krahasim me ata që vijnë në Itali, atyre nuk do t’u respektohen as të drejtat e tyre, ndaj është arsyeja pse do të dërgohen në Shqipëri. Mjafton të mendosh se emigrantët që janë në kushte të njëjta, nëse do vijnë në Itali do shkojnë si azilkërkues, nëse do shkojnë në Shqipëri do të burgosen dhe kjo është absurde, një diskriminim i njerëzve që janë në të njëjtën pozitë”, tha deputeti italian.

Magi tha se vizita e kryeministres Giorgia Meloni sot në Shqipëri, ishte një fushatë fushatë e qartë elektorale e saj për zgjedhjet europiane.

Deputeti italian tha se Meloni do të paraqesë qeverinë e saj si një qeveri të fortë që i mban emigrantët larg Europës.

Ai kritikoi gjithashtu edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të cilin tha se po bën gabim me ndihmën ndaj qeverisë italiane, pasi sipas tij, kjo nuk është rruga që vendi ynë të anëtarësohet në BE.

“U krijohet përshtypje qytetarëve italianë se kemi një qeveri të fortë e me muskuj që arrin t’i mbajë emigrantët jashtë Italisë. Nuk ka rëndësi se qindra e mijëra emigrantë mbërrijnë në Itali. Por bëhet për të treguar muskujt kur jemi pak ditë para zgjedhjeve europiane.

Meloni është edhe kandidate në zgjedhjet europiane dhe sot ajo bëri një fushatë të madhe elektorale duke mashtruar qytetarët shqiptarë. Ajo do të zgjidhet por nuk do të shkojë në Parlamentin Europian.

Mendoj se kryeministri shqiptar po bën një gabim të madh. Shqipëria duhet të jetë një vend anëtar i BE-së, por nuk është kjo rruga që mund ta çojë drejt BE. Duhet ndjekur rruga e të drejtave të njeriut dhe mirëqenies së popullit shqiptar”, tha Magi.

Etiketa: deputetiKryesore1Meloni

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Publikohen pagat e 24 trajnerëve të Europianit, sa fiton Silvinjo?

Publikohen pagat e 24 trajnerëve të Europianit, sa fiton Silvinjo?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com