GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

QUINT dhe BE kritikojnë Qeverinë për shpronësimin e tokave në veri/ FOTO

13:11 - 06/06/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
QUINT dhe BE kritikojnë Qeverinë për shpronësimin e tokave në veri/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadat e Shteteve të QUINT-it [SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë], Zyra e Bashkimit Evropian dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë më 6 qershor kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e saj që të finalizojë shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Një ditë më herët, Radio Evropa e Lirë raportoi për vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, i cili përjashton disa parcela private, por vetëm të atyre qytetarëve që e kanë fituar procesin në gjykatë.

Në deklaratën e QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së thuhet se “Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar”.

Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në mes të janarit të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik – të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.

Bazuar në vendimin paraprak të Qeverisë, sipërfaqja e përgjithshme e shpronësimit të planifikuar atëkohë ka qenë rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe rreth 33 hektarë në Zubin Potok.

Por, në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës të datës 30 maj, thuhet se në Leposaviq do të shpronësohen 96 hektarë, që do të thotë tetë hektarë më pak.

“Përderisa disa nga pronat e paraqitësve të kërkesës u hoqën nga vendimi përfundimtar i shpronësimit, na vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk priti që të gjitha procedurat e hapura gjyqësore të gjykoheshin plotësisht përpara se të merrte këtë vendim”, thuhet në deklaratë.

Ndër tjerash theksohet se është “thelbësore që Qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin”.

Aty shtohet se duhet të ndiqet procesi i duhur dhe që të drejtat pronësore të pronarëve të respektohen plotësisht.

Gjykata e Apelit e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 5 qershor se shqyrtimi i një vendimi të Gjykatës Themelore lidhur me këtë çështje është ende në vazhdim.

Qeveria i përjashton nga shpronësimi disa prona në veri

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokave në Leposaviq dhe Zubin Potok, është marrë në përputhje me aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave të Kosovës, të cilat kanë kërkuar përjashtimin e disa parcelave nga shpronësimi.

“Gjykata ka qenë e qartë kur ka konstatuar se shumica e paditësve nuk kanë pasur legjitimitet për të nisur procedura ligjore, sepse nuk kanë mundur të dëshmojnë pronësinë e tyre mbi tokën që është subjekt i shpronësimit. Në vazhdën e kësaj, Qeveria ka vepruar në bazë të vendimeve gjyqësore dhe ligjeve në fuqi”, thotë Kryeziu.

Shtetet e QUINT-it, në deklaratën e tyre, theksojnë se ndaras ia kanë shprehur më herët shqetësimin Qeverisë se “projektligji i shpronësimit nuk është në përputhje me zotimet e Kosovës të marra sipas Planit të Ahtisaarit”, duke shtuar se e kanë inkurajuar atë që ta modifikojë ligjin në përputhje me rrethanat para se ta miratojë atë.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte refuzuar shumicën e padive të qytetarëve serbë, të cilët paditën Qeverinë e Kosovës dhe kërkuan të “vërtetohet se nuk ekziston interes i veçantë publik për pasuritë e paluajtshme të paditësve”.

Etiketa: shpronesim

Lajme të lidhura

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën
Breaking Views

Ushtria e Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën

18:41 - 04/02/26
Emri i saj në dosjen  “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë
Kosovë & Rajon

Emri i saj në dosjen “Epstein”? Reagon ish presidentja e Kosovës: Nuk e kam njohur dhe takuar kurrë

14:48 - 02/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Para
Kreu i ri i ARRSH, Gentian Gjyli u ndan 50.2 miliardë lekë Fushës dhe Gjokës, supervizorja nën hetim nga SPAK  

Kreu i ri i ARRSH, Gentian Gjyli u ndan 50.2 miliardë lekë Fushës dhe Gjokës, supervizorja nën hetim nga SPAK  

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com