GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i Ballukut i jep 100 MLN lekë për një pus firmës që mashtron me taksat

14:25 - 06/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i Ballukut i jep 100 MLN lekë për një pus firmës që mashtron me taksat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Belinda Ballukut për Ujësjellësin e Lushnjës jep 100 milionë lekë vetëm për projektin e një pusi uji. Nuk dihet se sa do të kushtoje hapja e pusit kur të zbatohet projekti.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Studimi Projektim Stacionin e ri të pompave ne Gajde ,dublim pusi , depo e re dhe plotësimin e lidhjes së tyre për njësitë Fiershegan Allkaj, (Cukas ,Toshkez), Krutje (Fier I Ri), Bubullime (Imsht)”. Pra duhet të skicohet një stacion i ri pompimi për furnizimin me ujë të disa fshatrave.

Ky tender është hapur nga Ujësjellësi Lushnjë, i cili është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në masën 51% dhe të bashkive Lushnje dhe Divjakë. Vartësi i Ballukut, administratori Klaidi Shkurti, ka firmosur që, së pari duhet bërë një studim për të parë se ku do të bëhet ku stacion i ri pompash.

Por nga ana tjetër, e ka dhënë fondin 100 milionë lekë me një një procedurë të dyshimtë. Fillimisht janë dorëzuar 5 oferta për këtë tender, por 4 prej tyre u skualifkuan menjëherë.

Sipas Komisionit të vlerësimit, kompanitë kanë paraqitur ofertë “anomalisht më të ulët” në raport me fondin limit.

Sigurisht që këtu duhet të verifikohet nga KLSH se si është llogaritur fondi limit. Si mund të kushtojë studimi 100 milionë lekë kur investimi i stacionit të pompimit mund të kushtojë afro 130 milionë lekë. Po bëjmë krahasimin me investimin e ngjashëm “Stacioni i pompimit Belinë, Bashkia Patos”.

Kështu, pasi është eliminuar tërësisht konkurrenca, mbeti vetëm bashkimi i operatorëve Arena MK & CEC Group, me ofertë 100% fondi limit.

Ç’bën kështu drejtori i Ballukut? Ky tender ka vetëm një kuptim, përvetësim i fondit me anë të një tenderi me shkelje.

Open Data i ka vendosur ‘Red Flag’ tenderit, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ndërkohë pas një kërkimi më të thellë evidentojmë se drejtori i Ballukut i bën një dhuratë të tillë firmës që dikur është dënuar për mashtrim me TVSH. Një nga firmat bashkëpunëtore është CEC GROUP, në pronësi të Vangjush Mbriçe, i cili sëbashku me një grup biznesmenësh të tjerë është përfshirë në transaksione fiktive me një rrjet të dyshuar kompanish “fantazmë”, të cilat kanë qarkulluar fatura shit-blerjeje prej 1.8 miliardë lekësh [rreth 15 milionë euro] me dëm të llogaritur prej gati 5 milionë eurosh si tatim mbi vlerën e shtuar, TVSH dhe tatim fitimi.

 

 

Në atë kohë gjykata vendosi për të 20 ditë burg, ndërsa për një familje të varfër që nuk ka mundësi të paguajë energjinë elektrike, gjykata e çon edhe deri në 3 vite burg. Epo biznesmenë janë më të privilegjuar, pavarësisht se ata po mbahen me taksat tona.

I bëri apo jo 20 ditë burg Mbriçe, kjo është harruar tashmë, por këtë radhë mund të marrë në qafë drejtorin e Ujësjellësit të Lushnjës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: belinda balllukudenim me 20 dite burgpusred flagstacion pompashtender pa gareujesjlles lushnje

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Studimi i ri: Kafeina mbron lëkurën nga melanoma dhe rrezet e diellit

Studimi i ri: Kafeina mbron lëkurën nga melanoma dhe rrezet e diellit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com