GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në këtë qytet në Itali mund të blini shtëpi për vetëm 3 euro

22:44 - 09/06/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Në këtë qytet në Itali mund të blini shtëpi për vetëm 3 euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa qytete të Italisë, numri i popullsisë së të cilave ka rënë ndjeshëm, po përdorin fenomenin e urbanizimit përmes nxjerrjes në ankand me çmime relativisht të lira të shtëpive, si e vetmja shpresë për të gjetur banorë të rinj.

Programi për shtëpitë, shitja e të cilave nis nga një euro po përdoret si “karrem” dhe duket se ka funksionuar deri diku. Siç raporton CNN, qyteti Sambuca në Siçili është i radhës që po ndjek këtë strategji.

Qyteti ka përjetuar një kërkesë të madhe për shtëpi të lira për shitje në 2019 dhe 2021, dhe tani po përgatitet të nxjerrë në ankand një grup të tretë shtëpish, këtë herë me çmime fillestare prej 3 €.

Sambuca u bë kryefjalë në mediat ndërkombëtare në vitin 2019 kur u raportua për herë të parë se 16 shtëpi po shiteshin për një euro. Dy vjet më vonë, qyteti ofroi një grup të dytë shtëpish, këtë herë me një çmim fillestar prej 2 eurosh.

Në fakt, siç raportohet nga CNN, këto shitje tërhoqën blerës ndërkombëtarë deri nga Lindja e Mesme dhe ndihmuan në rigjallërimin e ekonomisë vendase me një fluks prej 20 milionë eurosh, përmes krijimit të qirave dhe dyqaneve të reja, si dhe kontratave me prodhues, arkitektë, topografë, dekoratorë dhe noterë. “Deri më tani janë shitur 250 shtëpi”, tha kryebashkiaku për median, duke theksuar se interesi në rritje për pushimet në Itali ka krijuar kushtet që kjo strategji të ketë sukses.

Përpjekjet e suksesshme të Sambuca-s për të shitur shtëpitë e saj të zbrazëta i atribuohen kryesisht faktit që autoritetet lokale në fakt zotërojnë shtëpitë e braktisura.

Autoritetet e Sambuca morën në zotërim shtëpitë e braktisura të qytetit pas tërmetit që goditi luginën përreth Belices në vitin 1969. Fatkeqësia natyrore bëri që vendasit të largoheshin nga vendi, duke lënë pas shtëpi bosh. Pikërisht në atë kohë qeveria e Romës miratoi një ligj të posaçëm për ringjalljen e Sambukës që i jepte bashkisë pronësinë e shtëpive të braktisura, pa ndërmjetës. Kjo do të thotë se procesi i shitjes është shumë më i shpejtë, pasi autoritetet vendore nuk kanë nevojë të lidhin pronarët me blerësit.

Rezidencat e ofruara janë shtëpi për një familje, me dy ose tre dhoma gjumi, 50 deri në 80 metra katrorë, të ndërtuara me gurë kafe të artë dhe të shtrira në një ose tre kate. Shumë prej shtëpive kanë ballkone prej hekuri të farkëtuar, me pamje nga rrugët me kalldrëm dhe verandat panoramike, si dhe dyer origjinale të vjetra prej druri të lyera me jeshile dhe harqe dhe dritare të dekoruara.

Por shumica e shtëpive kanë nevojë për riparime dhe janë të mbushura me sende të harruara dhe grumbuj mobiljesh të thyera dhe të pluhurosura. Në varësi të gjendjes së pronës, rinovimet zakonisht fillojnë me 30,000 €, por mund të arrijnë mbi 200,000 €, varësisht nga sa duan të investojnë pronarët.

Megjithatë, ka një kusht në kontratë, pasi rregullat e skemës parashikojnë që blerësit duhet të kenë përfunduar punimet e rinovimit të shtëpive brenda tre viteve ose rrezikojnë të humbasin garancinë e paradhënies.

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Jasir Asani publikon foton me partneren e tij. Kush është vajza që…

Superkompjuteri: Ja cili ekip e fiton Europianin dhe shanset e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com