GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Asfalt për gropat, Ermal Dredha i jep 338 milionë lekë pa garë Astrit Varakut

13:07 - 10/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Asfalt për gropat, Ermal Dredha i jep 338 milionë lekë pa garë Astrit Varakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku Ermal Dredha do mbushë gropat dhe do hedhë asfalt këtë verë në rrugët e Vlorës! Por bitumi këtë verë do t’u kushtojë shtrenjtë vlonjatëve, megjithëse e kanë afër, në Selenicë. Për të vazhduar këtë program është kujdesur drejtoresha e  Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Vlorë, Erinolda Lushaj. Ajo u emëruar në 29 nëntor të viti 2023 në këtë post dhe që prej asaj dite nuk është ndalur duke bërë tendera që urdhëron kryetari Dredha.

Këtë herë Ndërmarrja ka zhvilluar një prokurim me objekt  “NSHP, BLERJE ASFALTOBETON” dhe fatura i kushton qytetit 338 milionë lekë. Janë shumë para, por Dredha pretendon se do të arnojë 44 rrugë e sheshe. Sigurisht mos prisni shumë se synimi i kryetarit është vetëm shfrytëzimi i fondeve të bashkisë në interesin e vet.

Këtë pretendim e vërteton fare mirë rruga e padrejtë përmes të cilës është zhvilluar tenderi.

Sipas të dhënave, deri më datë 2 maj 2024, kur ishte dhe afati i fundit, janë dorëzuar 3 oferta. Ku SARK shpk kishte ofertë me vlerë 290 milionë lekë, BIBA-X shpk kishte propozim me vlerë 322 milionë lekë. Por të dyja këto oferta ekonomike u skualifikuan në fazën e parë të tenderit nga drejtoresha e Dredhës me argumentin se nuk kanë dorëzuar në sistemin online kartën teknologjike të prodhimit të asfaltobetonit. Këto janë mangësi që shpesh hasen nëpër tendera dhe duke qenë se ato aplodohen online, rregulli thotë që AK duhet t’i vërë në dijeni operatorët, sidomos kur ofertat e tyre janë ekonomike.

 

Këtë rregull nuk e ka zbatuar Lushaj, sepse kjo ishte një mënyrë e mirë për të justifikuar eliminim e dy ofertave të lira dhe kalimin për në fazën finale vetëm me një operator ekonomik.

Në këtë rast kompania e përzgjedhur ishte    A.L-ASFALT, në pronësi të Astrit Varakut dhe Luan Memës. Pa u përballur fare me konkurrencë, Varaku ka firmosur kontratën për të furnizuar me asfalt kryetarin Dredha.

Duhet të theksojmë këtu se ky asfalto beton do të përdoret për mbulimin e gropave në rrugë, pra ky tender me këtë objektiv nuk përfshin punime të tjera, por vetëm lustra mbi rrugë.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit një “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë se biznesmeni Astrit Varaku ia ka marrë dorën tenderave të tillë me bashkitë. Por goditjen më të madhe e bëri më 31 janar 2017, kur mori për “5 lekë” 14 lokomotiva nga Hekurudha shqiptare me firmën e ish-drejtorit Ilir Dashi. Prokuroria thotë se Ilir Dashi në cilësinë e përfaqësuesit të Hekurudhës Shqiptare ka shpërdoruar detyrën duke lidhur kontratë në 30 janar 2017, me kompaninë “Al-Asfalt”, që administrohet nga biznesmeni Astrit Varaku. Kjo pasi gjendja faktike e peshës së 14 lokomotivave ishte ne sasinë e 304 ton me tepër nga kontrata që Ilir Dashi ka firmosur realisht dhe i është bërë pagesa shoqërisë nënshkruese të kontratës, duke u sjellë një dëm ekonomik shtetit, në masën e 10.523.103.36 lekë pa TVSh.

Sipas hetimit të kryera nga prokuroria, skandali i shitjes së skrapit është zbuluar pas një kallëzimi të kryer nga magazinierja e hekurudhës, shtetësja Merjeme Xhetani, e cila sapo ka zbuluar skandalin është shkarkuar dhe përjashtuar nga puna me urdhër të Ilir Dashit. Tre vjet më vonë Dashi do të vihej në pranga pas hetimit nga prokuroria.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: astrit varakubetonblejne ebtonermal dredhaopen data alabaniared flagVlore

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
BIRN: Nga Beogradi në Beersheba, Serbia i dërgon armë Izraelit gjatë sulmit në Gazë

BIRN: Nga Beogradi në Beersheba, Serbia i dërgon armë Izraelit gjatë sulmit në Gazë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com