GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Italiani që vrau shqiptarin bëhet kryetar bashkie: Misioni im për të ndalur vjedhjet!

17:37 - 12/06/24
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Italiani që vrau shqiptarin bëhet kryetar bashkie: Misioni im për të ndalur vjedhjet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rodolfo Corazzo, një argjendar italian, i cili njihet për procesin e gjatë gjyqësor nga i cili doli i pafajshëm, pasi kishte vrarë grabitësin shqiptar Valentin Frrokaj, tashmë është shpallur kryebashkiak i qytezës së Rodanos.

68-vjeçari doli fitues pas procesit zgjedhor të 8 dhe 9 qershorit. Ai ishte kandidat në krye të një liste qytetare të quajtur “Rodano per te” të mbështetur nga e gjithë qendra e djathtë.

Duke risjellë në kujtesë grabitjen e përgjakshme të bandës shqiptare, në një intervistë për Il Giorno, Corazzo thotë se ai do të vendosë sigurinë si prioritet gjatë drejtimit të bashkisë.

“Që nga e hëna kam nderin dhe përgjegjësinë të drejtoj komunitetin. Ajo që më ka ndodhur, më kanë rrëmbyer bashkë me gruan dhe vajzën time, atëherë 11 vjeçe, në shtëpi, e kërcënuar me armë, nuk do të ndodhë më në Rodano. Ishte një rast i shkëputur nga realiteti ynë, i cili nuk do të përsëritet. Ne duam t’u shpallim luftë vjedhjeve, për fat nuk kanë lidhje me atë që na ndodhi, por ajo që ndjen kur dikush të prek gjërat, të cenon privatësinë, është e tmerrshme për qytetarët”, shprehet ai.

Sa i përket ngjarjes së cilës Corazzo i referohet, ajo ndodhi në fund të nëntorit 2015, kur Valentin Frokaj, i arratisur dy herë nga burgu, me një vrasje në skedë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë mësyn në vilën e argjendarit.

Por grabitja e bandës shqiptare, e kthyer në makth për rreth një orë e gjysmë për familjen e Corazzos, dështoi pasi ky i fundit iu përgjigj me zjarr të shtënave me armë. Corazzo ishte në shtëpi me gruan dhe vajzën, kur Frrokaj me shokë hynë dhe morën ar, bizhuteri, para dhe madje një armë nga kasaforta e familjes.

“Ata u përpoqën të frikësonin edhe vajzën time 11 vjeçe, e morën lart dhe i thanë nëse babai yt nuk na thotë se ku janë paratë do të t’i presim gishtat”, rrëfeu Corazzo pas ngjarjes.

Kur Corazzo mendoi se kishte humbur gjithçka, grabitësit u mbyllën në një dhomë dhe në atë moment ai nxori armën duke qëlluar për t’i frikësuar ata, por Valentini ktheu zjarr ndaj argjendarit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tyre grabitësi shqiptar mori dy plumba dhe gjatë arratisjes së grupit, Valentini bie në tokë për të mos u ngritur më përgjithmonë.

Pas ngjarjes Rodolfo Corazzo u hetua për vetëmbrojtje të tepruar, por pas dy vitesh teza e prokurorëve u rrëzua dhe çështja ndaj tij u pushua. Tani, gati 10 vjet pas asaj ngjarje tragjike, Corazzo është bërë kryetar i bashkisë së qytetit të tij.

Etiketa: ItaliRodolfo Corazzo

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Bujar Çela i qëndron urimit me diktatorin: Enver Hoxha nuk është nul

Shpërthimi në magazinën e deputetit socialist, GJKKO kthen në detyrë kreun e IMT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com