GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miliardat që treten/ AKSHI tender 14.6 mln euro për të përmirësuar “e-Albanian”

16:02 - 13/06/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Miliardat që treten/ AKSHI tender 14.6 mln euro për të përmirësuar “e-Albanian”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur një tender me vlerë 14.6 milionë euro për të ribërë nga e para portalin e shërbimeve qeveritare e-Albania. Sipas dokumentave të publikuara në Agjencinë e Prokurimit, kontrata parashikon implementimin e programit të ri me vlerë 12.8 milionë euro dhe mirëmbajtjen e portalit për dy vjet me vlerë 1.8 milionë euro. Por si i justifikon AKSHI shpenzimin e këtyre 14.6 milionë eurove për të ribërë nga e para portalin qeveritar e-Albania?

“Të dhënat e disponueshme tregojnë boshllëqe në aksesin dhe cilësinë e shërbimeve publike, pjesërisht për shkak të kufizimeve të teknologjive ekzistuese të vjetra dhe pjesërisht për shkak të niveleve të ulëta të aftësive dixhitale në popullatën shqiptare, dhe këto dhe sfida të tjera janë në qendër të vëmendjes të strategjive të reja ambicioze të qeverisë,” thuhet në dokumentat e tenderit.

Sipas AKSHI-t, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimi i portalit e-Shqipëria në një portal shtetëror modern, të sigurt, të qëndrueshëm dhe që është i orientuar drejt përdoruesit, me cilësi të lartë të barabartë për të gjitha grupet e përdoruesve, i aksesueshëm 24/7 nga pajisjet mobile dhe ato desktop.

“Shërbimet që do të ofrohen do të jenë të natyrave të ndryshme, duke përfshirë kryesisht artikuj informativë, shërbime elektronike për të lejuar ndërveprimin e qytetarëve dhe bizneseve me qeverinë dhe anasjelltas, ngjarje jetësore proaktive të personalizuara, kërkim inteligjent në kuadrin e të gjithave të mësipërmeve, dhe mjete administrative për të mbështetur ofrimin e këtyre shërbimeve,” thuhet në shpallje.

Operatori ekonomik fitues duhet te implementoje versionin e-Albania 2.0, site-in sekondar dhe portalin Open data, duke  zhvilluar, konfiguruar  dhe implementuar nje sistem kompleks informacioni si një produkt plotësisht funksional me të gjitha funksionalitetet e kërkuara ne këto terma reference dhe jo vetem.

Miliardat që treten

Shqipëria ka shpenzuar qindra milionë euro për ndërtimin e infrastrukturës dixhitale. Tani qytetarët do të paguajnë qindra milionë euro të tjera për ta përmirësuar atë.

Tek AKSHI paratë vërshojnë lumë dhe shumica e kontratave tenderohen me ccmime të fryra disa fish mbi koston reale. Pak kohë më parë, për shkak të abuzimeve me dy tendera, atë të laboratorëve smart në shkolla dhe mbikqyrjen e burgjeve, në zyrat e AKSHIT zbarkuan hetuesit e BKH, të cilët sekuestruan masivisht kompjutera dhe celularët e shumë punonjësve. Por drejtuesja e AKSHI-t u la jashtë këtij aksioni.

/kapitali.al/

Etiketa: AKSHIe-AlbaniaKryesore1

Lajme të lidhura

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena
Aktualitet

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Para
Zgjedhjet për kreun e PD-së, thyen heshtjen Basha: Mbetjet e komunizmit…

"Do jem pjesë e PD-së", Bashës i ikën deputetja e parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com