GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nëna e shqiptarit që vdiq në burg mallkon autoritetet e Maqedonisë: S’e çuan në spital, u varrofshin për këmbë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nëna e shqiptarit që vdiq në burg mallkon autoritetet e Maqedonisë: S’e çuan në spital, u varrofshin për këmbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar nga Peshkopia, 47-vjeçari Azbi Kaba, i cili ishte dënuar me 7 vite burg në Maqedoninë e Veriut, pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike, ndërroi jetë pasi prej 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer. Kaba vuante dënimin në Idrizov të Maqedonisë së Veriut.

Familjarët e shqiptarit hedhin akuza të forta në drejtim të autoriteteve të burgut, pasi sipas tyre nuk i kanë siguruar mjekim babait të tre fëmijëve. Në një prononcim për mediat, familjarët e viktimës kanë dhënë dëshmi tronditëse për viktimin, i cili ndërroi jetë brenda qelisë së tij, pa parë asnjë familjar për herë të fundit.

Në fshatin Pilafe të Peshkopisë, ku familjarët e 47-vjeçarit akuzojnë edhe shtetin shqiptar se nuk bëri aq sa duhej për këtë çështje. Nëna e viktimës pohon se djali i saj nuk kishte qenë kurrë i sëmurë, ndërsa kohët e fundit ishte dobësuar shumë. Ajo thotë se atij iu mohua e drejta për t’u kuruar.

“Sëmundje nuk ka pasur. Sëmundjen t’ia gjejnë ata. As një aspirinë se kishte pirë. Punonte. Shihte punën e vetë. Ia çuan direkt atë dënimin, s’e nuk e nxorën në gjyq si të tjerët. Më thanë se 3 herë është bërë operim, por s’e di. E kam parë në burg, ishte tretur. Ishte 1 kuintal njeri dhe ishte bërë…Me shqiptarë të tjerë nuk jam takuar, isha takuar vetëm më djalin.

Na gënjente avokatja ne, por djalit s’i kanë kapur kurrë gjë, as drogë. Vetëm disa numra telefoni, por ata ishin numra pune, mjet pune. Për 7 vite shpresat na u shkëputën. Nuk e nxorën nga burgu. U varrofshin për këmbe. Shteti duhet të bënte më shumë. Duhet të kishin bërë punë. Njeriu lufton sa të ketë jetë. U sëmur, ta çonin në spital ose ta sillnin te ne” – tha nëna e pikëlluar.

Ndërkohë, daja i viktimës pohoi se shqiptarët kështu trajtohen gjithmonë. “Na kanë bërë të padrejta. Gjithnjë maqedonasin e kemi pasur hasëm. Si trajton shqiptarët njësoj.”, tha daja.

Familjarët tregojnë se lajmin e hidhur e kishin marrë vesh përmes telefonit, ku ishin njoftuar se 47-vjeçari kishte ndërruar jetë.

“Ngjarjen e morëm vesh përmes telefonit. Kishte 7 vite burg. Ishte në burg për lëndë narkotike. As një gram nuk i kapën. Ka 3 fëmijë. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ministri i Drejtësisë u mundua, kërkoi që të lirohej. Ambasada shqiptare tentoi, por s’e liruan” – tha vjehrri i viktimës.

Etiketa: autoritetetBurgKryesore1Maqedonia VeriutnenaShqiptariSpitalvdiq

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Dështon turizmi malor, bora bllokon kalimin për në Theth, zona pa energji elektrike

Dështon turizmi malor, bora bllokon kalimin për në Theth, zona pa energji elektrike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com