GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gorrea i Divjakës i jep tenderin e kazanëve Artan Topit, kontrata 33 milionë lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Gorrea i Divjakës i jep tenderin e kazanëve Artan Topit, kontrata 33 milionë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka hedhur për kosha 33 milionë lekë. Blerja e një numri koshash është e justifikuar po të shohësh gjendjen e pastërtisë në rrugët e Divjakës, por tenderi i zhvilluar ka brenda abuzimin me këtë ide.

Më konkretisht, më datë 17 maj 2024, bashkia shpalli prokurimin me objekt ‘Blerje kosha metalik për mbetjet për nevojat e Agjencisë së Shërbimeve Komunale’. Fondi limit që është lënë në dispozicion për këtë tender është 33 milionë lekë.

“Për argumentimin e sasisë së materialit të përllogaritur për objektin e mësipërm është kryer kontroll në zonën urbane dhe rurale ku Agjencia e Shërbimeve Komunale realizon largimin e mbetjeve urbane shikohet e domosdoshme dhe emergjente blerje e këtyre koshave metalik xingato për të përmirësuar procesin e grumbullimit të mbetjeve urbane, pasi koshat ekzistues nuk janë të mjaftueshëm”, thuhet në dokument.

Kështu, kryetari Gorrea para sezonit turistik po bën një rinovim koshash, por më shumë ka menduar të gostis një mikun e vet me kontratën e furnizimit. Për 12 ditë u mbajt e hapur procedura për të dorëzuar ofertat.

Por vetëm firma “ARTEO 2018” Sh.p.k. me pronar Artan Topin paraqiti një propozim me vlerë 32 milionë lekë, sa 97% e fondit limit.

Ofertë e shtrenjtë për bërjen e disa kazanëve dhe mungesa e konkurrencës ishin dy arsye shumë të rëndësishme të cilat duhet t’a detyronin kryebashkiakun të anulonte tenderin. Por, Gorrea e paska më mirë që të anashkalojë ligjin. Si përfundim “ARTEO 2018” Sh.p.k. përfitoi tenderin pa garë.

Open Data Albania e vlerëson këtë prokurim me risk për korrupsion, prandaj i ka vendosur ‘Red Flag’.

Nga një kërkim për aktivitetin e kësaj bashkie në evidentuam se çdo vit Bashkia Divjakë blen kosha ose shpenzon për larjen e koshave. Madje shpenzimet kanë ardhur në rritje nga viti në vit.

Në fillim e nisi me fonde më të ulëta dhe me kontratat më të rregullta, ndërsa tani është kaluar në proces abuzimi.

Po ku i çon Gorrea tërë këto kosha që blen çdo vit, pasi në 2023 bleu 50 kosha, ndërsa 1050 kosha ishin blerë në vitin 2022 e kështu me radhë. Tani ose janë kosha të cilësisë së ulët dhe prishen brenda viti, ose janë justifikim për nxjerrjen e fondeve nga arka e bashkisë. Për këtë duhet Kontrolli i Lartë i Shtetit të auditojë se ku ka në shkuar paratë. Po ashtu agjencia e Prokurimeve të kryejë hetim administrativ për kontratën e fundit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Josif Gorreaka hedhur për kosha 33 milionë lekë. Blerja e një numri koshash është e justifikuarKryetari i Bashkisë Divjakë

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Urgjenca e QSUT nuk është rikthyer ende në funksion të plotë! Nuk punon salla e koronargrafisë

Urgjenca e QSUT nuk është rikthyer ende në funksion të plotë! Nuk punon salla e koronargrafisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26

Një automjet është përmbysur në rrugën që po punohet, sapo kalon mbikalimin e Rinasit, në krahun e djathtë të aksit...

Lexo më shumë
Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

Albana Vokshi: Në Strasburg janë shokuar kur kanë dëgjuar për Belinda Ballukun dhe AKSHI-n!

15:26 - 02/10/26
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet/ Klevis Balliu: Të kontrollohet edhe banesa e shefit të tij, Edi Rama

15:10 - 02/10/26
Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

14:49 - 02/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

Trajneri i Kombëtares/ Maran: Finlanda është një skuadër e vështirë, ja çfarë duhet të bëjmë nesër

14:18 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com