GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gvardiol ndryshon pozicion, ja si mund të luajë Kroacia përballë Shqipërisë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gvardiol ndryshon pozicion, ja si mund të luajë Kroacia përballë Shqipërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbja 3-0 përballë Spanjës në ndeshjen e parë në grup, nuk ka lënë një shije të mirë te tifozët kroatë, teksa mediat sportive në vend kanë kritikuar zgjedhjet e teknikut Zlatko Daliç.

Ndeshja e radhës me Shqipërinë, që do të luhet të mërkurën në Hamburg është vendimtare për fatin e Kroacisë në Euro 2024 dhe për këtë arsye, Daliç besohet se do të bëjë ndryshime në formacion.

Energji të reja dhe më shumë angazhim në fushë që buron nga pritshmëritë e ndeshjes dhe përqasja ndaj lojës do të ndikojnë te 11 titullare dhe Daliç ka bërë të ditur se kundër kuqezinjve të Silvinjos do të luajë me skemën 4-2-3-1.

MESFUSHA

Treshja legjendare e mesfushës – Modriç, Brozoviç, Kovaçiç- do të copëtohet dhe vetëm dy prej tyre do të zbresin në fushë. Kapiteni Modriç është i sigurt në formacion, kurse Kovaçiç duket se ka avantazh ndaj Brozoviç.

Me eliminimin e një mesfushori qendror dilema për analistët sportiv në Kroaci është nëse Daliç do të luajë me një anësor më tepër. Nëse është një anësor, alternativat janë Perishiç, Pjaca apo Ivanusec. Me këtë zgjedhje, Kramariç do të luante si një “dhjetë”, Majer ndoshta do të aktivizohet në të djathtë dhe Budimir si qendërsulmues.

Por nëse vendin e Brozoviç do ta zëjë një tjetër mesfushor në formacion, atëherë ka betejë mes Mario Pasaliç, Baturina dhe Suçiç.

MBROJTJA

Daliç ka shprehur në konferencë skepticizmin e tij nëse nga minuta e parë do të luajë Perisiç apo Juranoviç.

Sakaq, meqenëse Marin Pongraçiç mund të kishte bërë më shumë me disa nga golat e pësuar, nuk do të ishte çudi nëse Joshko Gvardiol do të kthehej në qendërmbrojtës dhe Borna Sosa ose Josip Juranoviç do të fillonin në të majtë.

Daliç nuk është i prirur të rrezikojë shumë, ndaj nuk përjashtojmë që në vend të Pongraciçi të nisin Erliç apo Vida dhe Gvardiol të qëndrojë në të majtë. Juranoviç, natyrisht, mund të luajë në të djathtë, ku në ndeshjen e parë iu besua Stanishiç si titullar.

SULMI

Sulmi duket se është i sigurtë për Budimir që do të ketë një shanc të dytë, edhe pse Petkoviç mund të ketë diçka për të thënë kur kundërshtari është Shqipëria.

Daliç pritet të vendosë pikat mbi “i” pasditen e sotme, pas seancës stërvitore të orës 18:00 në Neuruppin, ku do të punojë për taktikat kryesore.

Formacioni mund të jetë ky: Livakoviç – Juranoviç, Šutalo, Gvardiol, Sosa – Modriç, Kovaçiç – Majer, Pasaliç, Kramariç – Budimir.

Etiketa: GvardiolkombetarjaKroaciShqiperi

Lajme të lidhura

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi
Sport

Dinamo ‘shkatërron’ Partizanin në Vorë, spektakël me 6 gola në derbi

18:12 - 12/09/26
Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së
Sport

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetari i Bujanocit vlerëson nismën e FSHF-së

16:27 - 12/09/26
‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit
Sport

‘Sekreti’ i Topit të Artë, tre kiteret që përcaktojnë fituesin e çmimit të madh këtë vit

13:39 - 12/09/26
Para
U largua i përlotur nga fusha, ylli i Juves mbyll Europianin

U largua i përlotur nga fusha, ylli i Juves mbyll Europianin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26

Vazhdon për më shumë se tre orë protesta qytetare kundër qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Është rrethuar...

Lexo më shumë
Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

Detaje nga shpërthimi në Shkodër: Tritoli iu vendos banesës së një mësuesi

22:39 - 12/09/26
Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

Shpërthim i fuqishëm pranë Bashkisë Shkodër

22:11 - 12/09/26
Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

Rinia shqiptare ia merr ‘këngës’ poshtë dritares së Ramës: Po luftojmë për trojet tona

22:05 - 12/09/26
Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

Dita e 105-të e revoltës, protestuesit mbyllin fjalimet, nisin rrethimin e Kryeministrisë

21:40 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com