GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Malltezi: Sharra është kthyer në bombë ekologjike

13:30 - 17/06/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkoi t’i kthehej celulari, Apeli rrëzon Jamarbër Malltezin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i departamentit të mjedisi në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar ditën e sotme kthimin në një bombe ekologjike të landfillit të Sharrës, i cili ndodhet vetëm pak km larg qendrës së Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Malltezi tha se çdo vit i paguhen inceneratorit të Tiranës 12 milionë euro, që nuk djeg plehrta dhe as nuk ekziston. Sipas tij, kjo situatë ka bërë që Sharra të jetë tej kapaciteteve të menaxhimit të mbetjeve.

Malltezi citoi fjalët e Ramës në vitin 2018, kur mburrej me video 3D se ishte krenar për inceneratorët, ndërkohë që sipas tij, sot inceneratori i Elbasanit dhe Fierit nuk punon, ndërsa ai i Tiranës nuk ekziston dhe janë nën sekuestro nga drejtësia.

Jamarbër Malltezi deklaroi se SPAK nuk ka pranuar të hetojë për grup të strukturuar kriminal, ndonëse i dalin të njëjtët personazhe. Sipas tij, SPAK nuk ka hetuar procedurat dhe nuk ka guxuar të shprehet për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Erion Veliaj etj që kanë luajtur rol vendimtar për procedurat.

DEKLARATA E MALLTEZIT:

Të dashur qytetarë:

12 milion € i kalohen çdo vit inceneratorit të Tiranës, dhe pse as nuk djeg plehra dhe as ekziston. Mungesa e tij ka gangrenizuar jo vetëm vjedhjen, por ka krijuar një bombë ekologjike në zonë e Sharrës, pak km larg qendrës së kryeqytetit. Zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve.

Duke parë gjendjen, u kërkua me urgjencë leje për ndërtimin e një qelize shtesë për depozitimin e mbetjeve të ngurta urbane. Mirëpo qeliza e re ende nuk ka marrë dritën jeshile.

Kjo nënkupton se aktualisht Sharra është tej kapaciteteve të menaxhimit të mbetjeve.

Gazetaret e Faktoje.al kane kërkuar informacione që prej muajit mars mbi këtë çështje, por përpjekjet e tyre kanë dështuar. Qartazi, ata që nuk bëjnë transparencë për qindra miliona euro të hedhura për inceneratorë inekzistentë s’kanë pse e vënë ujin në zjarr për rrënimin e mjedisit dhe ajrit të Tiranës.

Në maj 2018 Edi Rama, teksa prezanote projektin e Sharrës në video 3D mburrej se ishte krenar për inceneratoret e thoshte: ‘Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin.’

Sot Inceneratori i Elbasanit nuk punon, ai i Fierit nuk arriti të përfundonte, ndërkohë që në Tiranë inceneratori nuk ekziston. Aktualisht inceneratorët janë nën sekuestro. SPAK bën sikur heton por pa guxuar të shkojë te akuza ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe duke hetuar për cikerrima si vjedhje të TVSh, vjedhje për të justifikuar punimet me fatura sheqeri e orizi, blerjen e një linje birre, apo pllakat e banjos dhe dhurata për bileta hoteli e avioni.

Në fund, dua të theksoj se ka 4 vite që PD e ka kallzuar këtë aferë duke argumentuar shkeljet e një ‘grupi të strukturuar kriminal’. Por, SPAK nuk ka pranuar të (1) hetojë për grup të strukturuar kriminal ndonëse i dalin të njëjtët personazhe (2) nuk ka hetuar procedurat (3) nuk ka guxuar të shprehet për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Erion Veliaj etj që kanë luajtur rol vendimtar për procedurat.

Ja një pyetje që i duhet bërë SPAK pas 4 vitesh zvarritje: A ka përgjegjësi apo jo Engjëll Agaçi & Artur Metani për:

(i) injorimin e shkresës se APP që procedura ishte e paligjshme,

(ii) kalimin e kontratës së Elbasanit kinse u kryen 9 procedura brenda ditës,

(iii) nenin ‘pamundësia e ndërprerjes se kontratës’, &

(iv) 8 pike bonus për kompaninë që nuk ekzistonte fare?

Ju faleminderit

Etiketa: Jamarber Malltezisharra

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
‘E doja në ekip Mitajn’, trajneri i Dinamo Zagreb tregon pse dështoi

Kritikat ndaj Hysajt, Mitaj: Ka kontribuar shumë për kombëtaren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com