GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Taksimi i profesioneve të lira/ Kushtetuesja iu lë afat palëve deri në 21 qershor

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksimi i profesioneve të lira/ Kushtetuesja iu lë afat palëve deri në 21 qershor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese vendosi sot që ti lërë një afat deri në 21 qershor ankimuesve, që kërkojnë pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”, që të paraqesin argumente shtesë, pasi nga padia e depozituar nuk evidentohen pasoja të pariparueshme.

Vendimi përfundimtar nëse do shfuqizohet apo jo ligji ‘Për tatimin e profesionistëve të lirë’ do të merret në 25 qershor.

Seanca në Kushtetuese ka zgjatur 7 orë, ndërsa Gjykata vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës për shfuqizimin e pjesshëm të disa e neneve në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Ankimuesit kërkuan shfuqizimin e ligjit me argumentin se është diskriminues, rëndon shtresën e mesme dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën. Ata parashtruan në seancë rastet se si ka ndikuar ky ligj në mbylljen e qindra bizneseve, ndërkohë që ngritën pretendimet se ai cënon sigurinë e tyre. Ankimuesit kanë deklaruar se tatimi në Shqipëri është në normën më të lartë krahasuar kjo me vendet e Rajonit dhe BE-së, ndërsa i trajton profesionet e lira si biznese tregtare, edhe pse të parat nuk e kanë të garantuar normën e fitimit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ftoi përfaqësuesit e palëve paditëse (3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë PD, Shoqata “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” (IKM) dhe “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar” (IEKA), si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave e Këshillit të Ministrave të paraqisnin provat shtesë brenda ditës së premte (21 qershor 2024).

Ndërkohë, në fund u vendos që seanca e radhës, ku pritet të jepet edhe vendimi të zhvillohet më 25 qershor, ora 10:00.

Që prej orës 10:00 të mëngjesit, u dëgjuan argumentet e 3 përfaqësuesve të padive, ajo e depozituar nga jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, padia e Shoqatës së “Instituti i Kontabilistëve të Miratuar” dhe Shoqatës së “Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar”, si dhe nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” u padit fillimisht në Gjykatën Kushtetuese në muajin shkurt nga 38 deputetë të partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të miratuar me votat e mazhorancës duke vënë theksin në atë se “Tatimi cënon sigurinë juridike”.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se “koncepti kryesor që po diskutojmë sot është se duhet të mbrojmë punën dhe shtresën e mesme”.
“Ligji për Tatimet është ndryshuar 23 herë, duke krijuar pasiguri dhe trajtim preferencial për një grup që është duke u hequr nga taksat. 106 profesione të lira janë duke paguar një trajtim të padrejtë. Ky ligj është antikushtetues dhe ka trajtim preferencial. Do të ketë efekt bumerang të rritjes së çmimeve. Ligji është bumerang i qeverisë, favorizimi i pakicës dhe goditja e shumicës.”, tha ajo.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1

Lajme të lidhura

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26
Para
Mbeti aksidentalisht vetëm në banesë, shpëtohet foshnja 6 muajshe në Berat

Mbeti aksidentalisht vetëm në banesë, shpëtohet foshnja 6 muajshe në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26

Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka mbajtur një fjalim gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku protestuesit kërkuan largimin e...

Lexo më shumë
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, 5 persona të plagosur

21:03 - 11/07/26
Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com