GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Pazaret e Lali Erit tek “Eco Tirana”, blen 332 MLN lekë 8 kamionçina të vjetra

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Pazaret e Lali Erit tek “Eco Tirana”, blen 332 MLN lekë 8 kamionçina të vjetra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Eco Tirana” thith çdo vit një buxhet të madh nga taksat e mbledhura nga qytetarët e Tiranës dhe i shpërdoron në tenderë korruptiv. Kjo firmë është 51% në pronësi të Bashkisë Tiranë dhe 49% në zotërim të shoqërisë italiane AGSM Holding ALBANIA, e cila ka si kompani mëmë AGSM AIM S.P.A  dhe AMIA VERONA . Këto kanë pronarë biznesmenin italian Andrea Miglioranzi, që në Itali është dënuar para disa muajsh për pastrim parash dhe lidhje me mafian.

Tenderi që po raportojmë është një raste ku 332 milionë lekë i jepen pa garë një kompanie për blerje “mjetesh të përdorura”

 

Fillimisht duhet të theksojmë se tenderi është shënuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Prokurimi kushton 332 milionë lekë dhe ka si objekt  “Blerje mjete për inerte”. Sipas dokumenteve, do të blihen 8 kamionçina të vogla, të përdoruar dhe me garanci vetëm 6 muaj garanci. Çfarë po blejnë? Si mund të kushtojnë këto kamionçina të vjetra nga 40 milionë lekë secila?

Epo të blesh mjete që janë për skrap dhe vetëm për 6 muaj garanci, kur në fakt edhe një tharëse flokësh ka minimalisht 1 vit afatin. Të paktën të kursehej ndonjë lek se 332 milionë lekë janë shumë.

Në fakt qëllimi i shoqërisë “Eco Tirana” është të nxjerrë sa më shumë para nga buxheti i bashkisë të cilat transferohen në llogaritë e biznesmenëve të favorizuar nga Lali Eri.

Dhe për të sjellë këto kamionçina vjetërsira është paraqitur vetëm firma “LIGUS” SHPK, që ka pasur lidhje më parë me  Shupo Qendron, personazhin e njohur të favorizuar në tendera pa garë. Aktualisht pronar në letra është Erion Muçaj.

Sipas ligjit mbi prokurimet, “Eco Tirana” duhet të kishte anuluar procedurën pasi ka mungesë konkurrence. Është bërë zakon që ky rregull nuk zbatohet, pasi është një anashkalim i qëllimshëm nga Autoriteti Kontraktor, që të firmosë kontratën me kompaninë e paracaktuar. Kështu, pa e zgjatur shumë u shpall fituese firma “LIGUS” SHPK, duke i bërë një dhuratë kompanisë pjesëmarrëse.

Ndërkohë duhet t’iu kujtojmë se brenda këtij viti është hera e dytë që “Eco Tirana” blen mjete të përdorura për të pastruar inertet. Këto janë mbeturinat e kullave që ndërtohen vend e pa vend. Këtu duhet të shtojmë se Lali Eri u shërben kompanive të ndërtimit me taksat tona, ndërkohë që ato duhet t’i çojnë vetë me mjetet e tyre inertet që prodhojnë dhe të paguajnë tarifën në landfillin e Sharrës, Në mars të këtij viti, “Eco Tirana” zhvilloi tenderin me objekt “blerje platformë e përdorur për mbledhjen e inerteve” me një fond 120 milionë lekë. Ndërsa 682 milionë lekë janë shpenzuar sërish në fillim të vitit për vinç merimangë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimEco Tiranamjete per inerteshupo qendrotedne rpa gareTEDNER

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Sfida me Kroacinë, Asllani: Luajmë vetëm për fitore, ndaj Italisë kishte më shumë emocione

Sfida me Kroacinë, Asllani: Luajmë vetëm për fitore, ndaj Italisë kishte më shumë emocione

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë
Breaking Views

Aktivisti Kola: Të bëhemi bashkë përtej partive, të shpëtojmë Shqipërinë

20:45 - 18/09/26

Këtë të premte mbahet protesta e 111-të para kryeministrisë, me qytetarë të shumtë që janë mbledhur për të kërkuar largimin...

Lexo më shumë
Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës

Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi shpalos programin e protestës

20:36 - 18/09/26
Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë

Mancini nis kapitullin e dytë me Italinë, 9 debutues dhe një rikthim surprizë

20:25 - 18/09/26
Koncesioni Milot-Balldren/ 365 mln euro nën hundën e SPAK, fitues edhe emra në hetim

Koncesioni Milot-Balldren/ 365 mln euro nën hundën e SPAK, fitues edhe emra në hetim

20:14 - 18/09/26
Parullat në ditën e 111-të të revoltë: Shpike “praninë besnike”, burgu është rruga jote…

Parullat në ditën e 111-të të revoltë: Shpike “praninë besnike”, burgu është rruga jote…

19:48 - 18/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com