GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Protesta në disa kryeqytete evropiane kundër masave kufizuese

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta në disa kryeqytete evropiane kundër masave kufizuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në disa vende evropiane, njerëzit nuk e kanë pritur mirë rivendosjen e masave kufizuese nga autoritetet, në përpjekje për të vënë nën kontroll rritjen e infeksioneve me koronavirus pas shfaqejes së variantit shqetësues “Omicron”. Qeveria holandeze ishte e para që vendosi një izolim të ri mbarëkombëtar duke filluar nga e diela. Kryeministri në detyrë, Mark Rutte tha se të gjitha dyqanet, lokalet dhe restorantet jo thelbësore në Holandë do të mbyllen deri më 14 janar. Ky vendim që shkaktoi një zhgënjim tek qytetarët, ndalon gjithashtu edhe mbledhjen e shumë njerëzve gjatë festave të fundvitit. Mijëra protestues paqësorë demonstruan në qendër të Brukselit këtë të dielë, për të tretën herë. Forca të shumta policie u vendosën në rrugë në pritje të turmave, duke pasur parasysh se protestat e mëparshme kishin përfunduar në dhunë. Protesta e Brukselit ndodhi një ditë pas protestave në kryeqytete të tjera europiane, përfshirë Parisin dhe Londrën. Në muajin janar në Francë do të kërkohet certifikata e vaksnimit që njerëzit të kenë mundësi të futen në vende publike, ndërsa qeveria shpreson se kjo masë do të bindë më shumë qytetarë të vaksinohen. Autoritetet shëndetësore në Francës pritet të miratojnë gjithashtu vaksinimin për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, një tjetër politikë që shumë protestues e kundërshtojnë. Protesta kundër masave kufizuese në Londër përfundoi në dhunë. Policia u përlesh me një grup protestuesish pranë rezidencës së kryeministrit Boris Johnson. Një numër oficerësh u plagosën, por deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, tha policia. Britania është në një situatë alarmante sa i përket numrit të infektimeve nga varianti “Omicron”, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Po ashtu presioni ndaj sistemit shëndetësor po rritet pasi shtrimet në spitale janë rritur me 30 për qind. Protesta të ngjashme kundër masave kufizuese u zhvilluan edhe në Spanjë, Itali dhe Gjermani. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se varianti “Omicron” i koronavirusit është zbuluar në 89 vende.

Etiketa: kryeqyteteOmicronprotestate ndryshme

Lajme të lidhura

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme
Botë

Protestat rrëzojnë qeverinë e Sanchez, miku i Ramës shpall zgjedhjet e parakohshme

15:31 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)
Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Para
Spitali i Traumës reagon për gjendjen e Indrit Sadedinit: Është në gjendje shoku traumatik

Spitali i Traumës reagon për gjendjen e Indrit Sadedinit: Është në gjendje shoku traumatik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com