GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Duka: Presim ndërhyrje thelbësore në Kodin Zgjedhor

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Duka: Presim ndërhyrje thelbësore në Kodin Zgjedhor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka deklaroi sot se reformimi i sistemit zgjedhor po zvarritet pa arsye dhe kjo, sipas tij, është shumë e dëmshme.

“Pas dështimit të Komisionit të Posaçëm të Reformës, i cili nuk arriti të ndryshonte asnjë  presje në tre vjet jetë, sot një tjetër komision, i njohur si Grupi i Dialogut, krijuar si një përpjekje për të vijuar punën e komisionit të mëparshëm, po bën të njëjtën gjë. Komisioni i krijuar me konsensus mes të gjitha palëve, mblidhet për të shqyrtuar çështje tërësisht periferike, edhe pse të nevojshme në lidhje me zgjedhjet, por nuk ka prekur ende asgjë thelbësore sa i takon reformës së vërtetë”, shprehet  Duka në një deklaratë të shpërndarë pët mediat.

Sipas tij, edhe pse qeveria nisi një tur takimesh me emigrantët, ende asnjë hap nuk është bërë për votën e tyre.

“Presim ndërhyrje thelbësore në Kodin Zgjedhor, për të lejuar koalicionet parazgjedhore dhe për të hapur listat, në mënyrë që të krijohet frymëmarrje për partitë e vogla, dhe për t’u dhënë mundësi garimi të barabartë edhe subjekteve të reja politike”, tha ai.

Duka u shpreh se shikon një përpjekje të qëllimshme për të penguar ndërhyrjet thelbësore në kodin zgjedhor.

“I bëjmë thirrje dy partive që mbajnë edhe kryesimin e këtij komisioni, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që të bëjnë hapa para dhe urgjente për të kapur afatet kushtetuese. I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë ndikim e tij për të demokratizuar ligjin zgjedhor, pa pritur minutat e fundit. Nga ligji zgjedhor do të varet standardi i zgjedhjeve. Ligji aktual është bërë për t’i garantuar mbështetje atij që ka pushtetin dhe për të ndëshkuar të tjerët”, tha ai.

Etiketa: Agron Dukakodi zgjedhorPAApartia agrare ambientaliste

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Para
Blushi: Veliaj në vend që të mbushë gropat në rrugë, mbush vetëm xhepat e tij

Blushi: Veliaj në vend që të mbushë gropat në rrugë, mbush vetëm xhepat e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte
Botë

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26

Futbollisti serb Uroš Milošević është arrestuar të mërkurën në Portugali, pasi policia ndaloi furgonin që ai po drejtonte në autostradën...

Lexo më shumë
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com