Zëvendësshefja e Misionit në detyrë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, Kathryn Hammond, tha sot se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Sipas saj, zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi, ndërsa anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po u konfiskohen asetet.
Në fjalën e saj, gjatë tryezë së mbajtur në Tiranë për koordinimin e donatorëve, Hammond nënvizoi mbështetjen e SHBA karshi vendit tonë në luftën ndaj krimit të organizuar, teksa theksoi rëndësinë që ligji të jetë i barabaratë për të gjithë. Ajo tha se SHBA-të, po japin ndihmën e tyre përmes një ekspertize të klasit botëror, ndërsa vlerësoi dhe punën e zhvilluar nga AMP për forcimin e integritetit dhe profesionalizmit brenda radhëve të Policisë së Shtetit.
“Ne ndajmë vlerat e përbashkëta të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Sundimi i ligjit dhe trajtimi i të drejtës sipas ligjit është në qendër të këtyre vlerave. Kur sekretari i Shtetit, Anthony Blinken ishte këtu në muajin shkurt, ai tha se reforma në drejtësi s’ka qenë e lehtë dhe e përsosur apo e shpejtë, por përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsioni janë premtuese. Zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi. Anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbasin asetet e tyre. Ky është një proces shumë i fuqishëm dhe po ecën përpara”, tha ajo.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në këto përpjekje që janë hapa vendimtarë drejt anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këtë e meritojnë dhe njerëzit në Shqipëri. Kjo kërkon kohë, por ia vlen”, shtoi Hammound.
“Ne mbajmë premtin për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët. Nuk e di nëse njëri nga ju ka shkuar të ndjeki shkollën fillore apo të mesme në SHBA, ne kemi diçka që e quajmë ‘zotimi i besnikërisë’. Kjo është diçka që ne themi çdo ditë të shkollës, teksa ndjekim shkollën fillore apo të mesme. Aty thuhet: “Unë premtoj, zotohem për besnikëri ndaj flamurit të SHBA dhe Republikës ndaj të cilit ai qëndron, SHBA është një komb i pandashëm nga liritë dhe drejtësia për të gjithë”. Kjo është një ide që është rrënjosur tek ne si amerikanë, pra trajtimi i barabartë para ligjit, nga dita e parë e fillores, deri kur mbaron shkollën e mesme. Mendoj që kjo është shumë thelbësore për shtetin ligjor, që është për të gjithë”, tha ajo.
“Dhe nuk jam vetëm personi i dytë në drejtimin e Ambasadës së SHBA, por jam gjithashtu oficeri i sigurisë në ambasadë, jam i betuar federal për zbatimin e ligjit, dhe kam qenë e tillë për 19 vite. Shteti ligjor nënkupton llogaridhënie, unë u jap llogari njerëzve që u shërbej, pra popullit amerikan, dhe kur jam përtej oqeanit, kolegëve të mi në ambasadë. Asgjë s’më shqetëson më shumë se kur shoh oficerë të zbatimit të ligjit që abuzojnë me distinktivin. Ne betohemi për të mbrojtur e shërbyer”, tha Hammound.
Sipas saj, SHBA është e nderuar që investon në forcimin e ligjit në Shqipëri. “SHBA ofron ekspertizë të klasit botëror përmes këshilluesve dhe këshilltarëve për të mbështetur zyrtarë shqiptarë. Ne ofrojmë trajnime. Vetëm javën e kaluar, të premten patëm tri diplomime të ndryshme. Një kur për hetimin e krimit për zv/komisarët. Në kurs i avancuar për hetimin krimit kibernetike për policinë dhe BKH dhe një kurs i zhvillimit të task forcës për drejtor dhe kryekomisarët e Policisë së Shteti. Jam e lumtur të shoh disa nga sukseset e fundit të AMP. Me trajnimet dhe mbështetjet e SHBA, AMP po kryen verifikimin e punonjësve të policisë, pra vetting-un për profesionalizën dhe integritetin, me qëllim që oficerët e zbatimit të ligjit të kryejnë punën e tyre me krenari e besim.
Po mbështesim shoqatën e grave që shërbejnë në policinë e shteitt shqiptarë. Kohët e fundit kemi patur zgjedhjen për kryetaren. Ka patur studime në SHBA, që tregojnë që zyrtaret police të shba-ve në fakt përdorin më pak forcë dhe kanë rezultate më të mira në zgjidhjen e të gjithë çështjeve që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Është shumë e rëndësishme dhe kjo pjesë. Rritja e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit ju mundëson të ofroni siguri dhe garanci për publikun dhe është një detyrë që smund ta bësh I vetëm dhe që kërkon përpjekje dhe veprime nga të gjitha institucionet dhe aktorët. Më shumë duhet bërë dhe SHBA janë krenare që janë partnere me Shqipërinë, me BE në këtë detyrë të rëndësishme”, përfundoi Hammound.
gijotina.com/
Discussion about this post