GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lungomarja plot me drita, Ermal Dredha blen të reja dhe u jep 82 milionë lekë vëllezërve Agalliu

15:26 - 21/06/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Lungomarja plot me drita, Ermal Dredha blen të reja dhe u jep 82 milionë lekë vëllezërve Agalliu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, firmos tenderin e tretë me “Flamur të kuq” për shkeljet brenda muajit qershor. Ky prokurim është qershia mbi tortën e korrupsionit dhe të përvetësimit të parave të arkës së bashkisë. Bëhet fjalë për ndriçimin e Lungomares dhe të bulevardit “Ismail Qemali”.

Që kur është bërë kryetar, Ermal Dredha po ecën me moton “kap ç’a t’kapësh” duke shfrytëzuar çdo fond dhe tender që ka në dispozicion. Konkretisht, ky prokurim bëhet menjëherë pasi ishte mbyllur tenderi 130 milionë lekë për materiale ndriçimi për bashkinë Vlorë.

Tani ai është kujtuar të blejë poça për shëtitoren dhe bulevardin përmes tenderit me objekt ‘Furnizim Vendosje, pajisje ndriçimi publik’ dhe fond limit 82 milionë lekë.

Dy tendera me të njëjtin objekt në të njëjtën kohë

Siç e përmendëm më lart, Dredha sapo kishte bërë tenderin tjetër për poça dhe tela elektrikë. Më datë 3 qershor 2024 nga Gijotina.com, publikoheshin shkeljet që përmban procedura e prokurimit me objekt ‘Blerje materiale elektrike (për ndriçimin publik dhe institucional)’, i zhvilluar nga Bashkia Vlorë. Për këtë ishin vënë në dispozicion 130 milionë lekë, me të cilat do të furnizohen llamba rruge dhe kabllo të përmasave të ndryshme.

Data 3 maj 2024 ka qenë data e fundit për paraqitjen e ofertave dhe në të njëjtën ditë është kryer mbyllja e tenderit. Kjo për shkak se nga 3 oferta, dy prej tyre u skualifikuan që në fazën e parë me argumentin se nuk përmbushnin kriteret. Edhe pse firma SARK shpk kishte paraqitur ofertën më të ulët me vlerë 118 milionë lekë, 12 milionë lekë më lirë se fondi limit. Pavarësisht këtyre fakteve të rëndësishme, komisioni i vlerësimit të ofertave me aprovimin e Dredhës ia dhuroi këtë kontratë firmës “AA&P” sh.p.k, në pronësi të Zihni Halimit – 50% dhe Dashnor Hajdërajt.

Përveç se tenderi u dha pa garë për ofertën më të shtrenjtë, pas kërkimeve zbuluam se firma fituese nuk ka publikuar pasqyrat financiare për vitin 2023. Edhe ky është një rregull mjaft i rëndësishëm në çdo prokurim. Kujtojmë se tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq” që është shenja treguese e riskut të korrupsionit. Tenderi përfundoi në KPP pas ankesës së njërit operator ekonomik.

Dhe më 16 maj 2024 është njoftuar tenderi tjetër për pajisje ndriçimi. Përse dy tendera?

Lungomare plot me drita, Dredha blen llamba të reja

Së pari duhet të evidentojmë se nuk ka pasur nevojë për të blerë drita të reja. Pra, si e justifikon Dredha tenderin e dytë me fond 82 milionë lekë? Në projektin e firmosur prej tij thuhet se dritat e Lungomares i kanë bërë orët e punës sepse janë vendosur në vitin 2016. Kjo është një mashtrim, sepse shëtitorja ka përfunduar në vitin 2020. Më poshtë është një foto dokument e publikuar nga ish-kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli në gusht 2020, kur vazhdonte puna për vendosjen e ndriçimit në Lungomare.

Në foton më poshtë janë tipet e llambave që janë në punë aktualisht dhe ndriçojnë shumë mirë në shëtitoren.

 

Pra, kjo që shkruhet në projektin e Bashkisë Vlorë nuk ka lidhje me realitetin. Dritat e Lungomares janë vendosur në vitin 2020 dhe janë në gjendje shumë të mirë.

 

Tenderi me “Flamur të kuq”

Ndërkohë duhet të tregojmë se ky tender është dhënë pa garë, por jo se nuk kishte mundësi për një konkurrencë të drejtë, por se kështu ka zgjedhur komisioni Dredhës.

 

Konkretisht, 4 oferta janë paraqitur për të konkurruar në këtë prokurim. Kështu, SARK sh.p.k me ofertë 74 milionë lekë,  AVDULI sh.p.k me ofertë 66 milionë lekë ishin dy kompanitë që duheshin marrë në konsideratë për ofertat e lira që kanë paraqitur. Por të dyja këto firma, sëbashku me kompaninë G.A.C. sh.p.k, u përjashtuan nga procedura në fazën e parë. Vetëm për njërën firmë, bashkia raporton se është përjashtuar pasi katalogu i dorëzuar nuk përshtatej me kërkesat e tenderit.

Epo atëherë gara duhej të vazhdonte mes firmave të mbetura, dhe jo ti skualifikonte të gjitha, përveç firmës fituese “Vëllezërit Agalliu 20” sha. Kjo e fundit propozoi rreth 70 milionë lekë dhe përfitoi kontratën. Më saktë mori dhuratën nga Dredha, pasi nuk pati asnjë konkurrent përballë. Mbi të gjitha kishte edhe ofertën më të shtrenjtë.

Nuk do ishte çudi që kompani është e ngritur posaçërisht për të thithur tenderat e bashkisë Vlorë. “VELLEZERIT AGALLIU 20” është themeluar në tetor të vitit 2020, kur vendi ishte ne kulmin e pandemisë, dhe që prej atij viti ka vazhduar marrjen e tenderëve pa garë nga Bashkia Vlorë.

 

Në total kjo firmë ka përfituar 20 transaksione nga Thesari i Shtetit, të gjitha nga bashkia Vlorë, pjesa dërrmuese përmes favorizimeve në shkelje të ligjit mbi prokurimet. Përmes këtyre tenderave “Vëllezërit” kanë përfituar 1,866,296.00 lekë. Epo, dhuratat nga Bashkia Vlorë vazhdojnë (nuk kanë munguar as gjatë pandemisë) ndërsa pronari Sokol Agalliu po rrit kapitalin dhe siguron një vend të mirë pranë Dredhës.

Tenderi “Furnizim Vendosje, pajisje ndriçimi publik’ është vlerësuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania dhe kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimermal dredhaLungomarendrim rrugeTEDNERVlore

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
BE zbardh mashtrimin me fondet e IPARD në Shqipëri: Kontratat ishin false

BE zbardh mashtrimin me fondet e IPARD në Shqipëri: Kontratat ishin false

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25

Një tjetër aksion arrestimesh të nivelit të lartë raportohet se po zhvillohet nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije...

Lexo më shumë
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

Berisha: Edi Rama ka shfarosur kombin, është armiku më i madh i shqiptarëve

19:27 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com