GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

INSTAT/ Tejkalohet kriza e transportit të mallrave por jo numri i pasagjerëve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
INSTAT/ Tejkalohet kriza e transportit të mallrave por jo numri i pasagjerëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i transportit, një nga më të goditurit e krizës pandemike u ringjall këtë vit, por në muajin prill përpunimi dhe transporti i mallrave në porte e kaloi nivelin e para krizës, teksa transporti i pasagjerëve shfaqi dobësi në raport me periudhën e para krizës, për shkak se ende janë në fuqi masat kufizuese në lëvizje.

Sipas INSTAT, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin Prill 2021 është 451,6 mijë ton, duke u rritur 27,7% krahasuar me prill 2020.

Krahasuar me mesataren e muajve Prill për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është rritur 24,6%.

Në katërmujorin e parë vitit 2021, volumi i mallrave të përpunuara në porte është 1.531,9 mijë ton, duke u rritur me 18,1%, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020.

Në muajin prill 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.333 mijë ton-kilometër, duke u rritur 3,1 herë, krahasuar me Prill 2020. Krahasuar me mesataren e muajve prill për periudhën 2018- 2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është rritur me 30,5%. Në katërmujorin e parë vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 10.436 mijë ton/kilometër, duke u rritur me 11,1%, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020.

Në prill volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161 ton, duke u rritur 2 herë, në krahasim me Prill 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Prill për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me ajër është rritur me 4,9%.

Në katërmujorin e parë të vitit 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 610 ton duke u rritur me 3,2%, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020. Në Prill 2021, numri i fluturimeve të kryera është 1.204 duke u rritur 7,9 herë, në krahasim me Prill 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Prill për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është ulur me 16,4%.

Në Prill 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 30.413 pasagjerë. Krahasuar me Prill 2020, ky tregues është rritur 9,6 herë. Krahasuar me mesataren e muajve Prill për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është ulur me 33,4%.

Në katërmujorin e parë të vitit 2021, kanë udhëtuar me linjë detare 118.715 pasagjerë, duke u ulur me 8,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Në muajin Prill 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 76,7% të transportit gjithsej.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Prill 2021 është 101.354 pasagjerë duke u rritur 25,4 herë krahasuar me Prill 2020. Krahasuar me mesataren e muajve Prill për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është ulur me 33,2 %.

Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 342.804 pasagjerë duke u ulur me 34,0 %, krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020.

Etiketa: Instatmallrapasagjeretransport

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Olsian Çela me tone të ashpra në KLP: Drejtuesit e prokurorive që mbajnë dosjet në sirtar duhet të ndëshkohen

Olsian Çela me tone të ashpra në KLP: Drejtuesit e prokurorive që mbajnë dosjet në sirtar duhet të ndëshkohen

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com