GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burrat shqiptarë shkojnë në aktivitete kulturore më shumë se gratë

në Aktualitet, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Burrat shqiptarë shkojnë në aktivitete kulturore më shumë se gratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Burrat shqiptarë duket se janë frekuentues më të mëdhenj të aktiviteteve kulturore në vend në raport me gratë. Statistikat e kulturës 2023,  të publikuara nga Instituti i Statistikave, tregojnë se për dy vite rresht, tendenca ishte e njëjtë. Meshkujt ishin 31.3 për qind pjesëmarrës në këto aktivitete në raport me femrat, 28.4 për qind.

“Në vitin 2022, 29,8% e individëve mbi 16 vjeç raportuan se morën pjesë rregullisht në të paktën një aktivitet kulturor me pagesë gjatë 12 muajve të fundit.

Për të dyja vitet, vihet re që burrat kanë përqindje më të lartë të pjesëmarrjes në aktivitetet kulturore krahasuar me gratë. Aktivitetet kulturore përfshijnë vizitat në teatër, kinema, koncerte, aktivitete sportive etj.” raportoi INSTAT.

Në publikim sqarohet se të dhënat, lidhur me numrin e aktiviteteve kulturore dhe numrin e pjesëmarrësve në aktivitetet kulturore bazohen në Anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës që INSTAT zhvillon dhe ato administrative, të siguruara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo statistikë mbi pjesëmarrjen në aktivitete kulturore për individët mbi 16 vjeç ende nuk është përditësuar për vitin 2023. Ndërkohë   INSTAT ka përmbledhur në publikim të dhënat mbi numrin e shfaqjeve, premierave të organizuara gjatë vitit nga institucionet qendrore të artit, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjatë vitit 2023, janë organizuar gjithsej 1.175 shfaqje dhe premiera në institucionet qendrore të artit në të cilat morën pjesë 153.041 spektatorë.

Mbi  1/3-ën e këtyre spektatorëve e ka marrë Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor që regjistroi një pjesëmarrje mbi 55 mijë spektatorë gati katër herë më i lartë se një vit më parë. Pas tij vjen i Teatri Kombëtar Popullor dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mban numrin më të ulët mes këtyre institucioneve sa i takon pjesëmarrjes së spektatorëve ku numri në vitin 2023 në raport me një vit më parë është përgjysmuar./Monitor

 

Etiketa: aktiviteteburra

Lajme të lidhura

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26
Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave
Aktualitet

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
Para
Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024, vëmendja tek sfida Zvicër–Gjermani

Sot luhen dy ndeshje në Euro 2024, vëmendja tek sfida Zvicër–Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë
Breaking Views

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26

Protesta e 124-të kundër qeverisë është shoqëruar me tensione pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. Qytetarët janë larguar nga zona...

Lexo më shumë
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26
Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

20:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com