GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mungesa e fuqisë punëtore, në Greqi hyn në fuqi java 6 ditëshe

23:15 - 23/06/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Mungesa e fuqisë punëtore, në Greqi hyn në fuqi java 6 ditëshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia ka probleme nga mungesa e fuqisë punëtore. Që nga industria e ndërtimit deri te turizmi, kudo mungojnë punëtorë. Zgjidhja: zgjatja e orarit të punës. Më 1 korrik 2024 hyn në fuqi java gjashtëditëshe e punës.

Pas pesëmbëdhjetë vitesh krize puna në Greqi nuk është më e rregulluar në mënyrë strikte. Marrëveshjet kolektive janë ngrirë prej vitesh dhe në shumë firma punonjësit punojnë me kontrata individuale pune. Megjithëse është në fuqi java 40-orëshe, punëdhënësit kanë të drejtë, që për një kohë të kufizuar të kërkojnë një deri në dy orë punë të papaguar në ditë jashtë orarit duke ofruar më shumë kohë të lirë si kompensim.

Teorikisht, kjo ndodh me dëshirë, por në shumë firma punonjësit detyrohen të punojnë më gjatë dhe pa asnjë kompensim. Zbatimi i ligjit të punës kontrollohet rrallë nga autoritetet, të cilat kanë gjithnjë e më pak personel. Puna efektive e autoriteteve të auditimit nuk është prioritet i qeverisë konservatore të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Grekët janë kampionët e Evropës

Ende pa hyrë në fuqi ligji për javën gjashtëditëshe grekët janë “heronjtë e punës” në Europë. Sipas të dhënave të Eurostatit grekët punojnë më gjatë se të gjithë qytetarët e tjerë të BE, me një mesatare prej 41 orësh në javë, dhe paguhen mjaft keq për këtë.

Me një pagë minimale prej 830 eurosh Greqia zë vendin e 15-të në listën e vendeve të BE. Përsa i përket fuqisë blerëse Greqia është madje vendi i parafundit në Evropë.

E drejta e punëdhënësit për të vendosur

Duke filluar nga 1 korriku 2024 shumë njerëzve në industri, shitje me pakicë, ferma dhe disa shërbime do t’u kërkohet të punojnë gjashtë ditë në javë, nëse punëdhënësi vendos kështu. Për ditën e gjashtë paguhet një shtesë prej 40 për qind të pagës ditore. Turizmi dhe gastronomia janë të përjashtuar nga kjo rregullore, pasi java pesëditore në këta sektorë i përket të shkuarës që nga viti 2023.

“Me ligjin 5053/2023 java pesëditëshe merr fund përfundimisht”, thotë Aris Kazakos, profesor emeritus i së drejtës së punës në Selanik. Avokati i njohur paralajmëron nga rreziku i pushtetit absolut të punëdhënësit në marrëdhëniet me punonjësit e tij. Kazakos mbështet marrëveshjet kolektive, të cilat po nxirren gjithnjë e më shumë nga legjislacioni i qeverisë konservatore të krahut të djathtë të Demokracisë së Re (ND). Zyrtarisht java gjashtë- ditëshe u vendos me arsyen se në tregun grek të punës mungon personeli i kualifikuar. Kjo bën që puna jashtë orarit të jetë më e lirë për punëdhënësin dhe ai nuk detyrohet të punësojë më shumë punonjës.

Siguria në rrezik

Në shumicën e vendeve evropiane sindikatat luftojnë për shkurtimin e orarit të punës pa ulur pagat. Synimi është ndër të tjera, që të stimulohet punësimi. Sepse java 35-orëshe ose java katër- ditëshe kufizon numrin e orëve jashtë orarit dhe i detyron punëdhënësit të punësojnë personel shtesë. Në të njëjtën kohë studimet tregojnë se kjo rrit produktivitetin dhe përkushtimin e punonjësve. Rregulloret e reja greke për javën gjashtë- ditëshe nga ana tjetër e kthejnë kohën pas, siç thotë Kazakos për DW.

Juristi thotë, se sforcimi nga një ditë e gjashtë pune në javë rrit rreziqet për sigurinë e punëtorëve në industri. Numri i aksidenteve në punë në Greqi është tashmë i lartë. Në vitin 2023, 179 punëtorë pësuan aksidente me vdekje në punë. Një vit më parë ishin 104.

Skllavëri moderne?

Pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për karrierë dhe oraret e punës gjithnjë e më të gjata pa një kompensim të konsiderueshëm po i detyrojnë shumë grekë të largohen nga vendi. Dhe gjithnjë e më shumë njerëz refuzojnë të punojnë në turizëm, sepse kushtet e punës atje i ngjajnë një skllavërie moderne.

Në ishujt e famshëm të pushimeve si Mykonos dhe Santorini punëtorët sezonalë punojnë tashmë shtatë ditë në javë. Përveç kësaj ata shpesh strehohen në akomodime të mbipopulluara. Jo rrallë dhjetë punonjës ndajnë një dhomë të vetme për të fjetur dhe për të jetuar. Por të paktën në Mykonos paga është e mirë, gjë që nuk ndodh në vendet turistike më pak të njohura. Për këtë arsye hotelierët në zona të preferuara nga pushuesit si gadishulli Halkidiki në Greqinë veriore, nuk mund të gjejnë fuqi punëtore të mjaftueshme. Shumë prej tyre këtë verë i hapën me vonesë hotelet dhe restorantet e tyre.

Etiketa: GreqiPUNESIM

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Elon Musk kërcënon me padi gjyqësore organizatën që monitoron mediat

Elon Musk baba për herë të 12-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com