GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Spanja shumë e fortë për Shqipërinë, mbyllet rrugëtimi në Evropian

23:04 - 24/06/24
në Breaking Views, Euro 2024, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Spanja shumë e fortë për Shqipërinë, mbyllet rrugëtimi në Evropian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria del me kokën lart nga ky Evropian ku fati i kuqezinjve ishte i shkruar që në short. Përfundon këtu aventura e “shqiponjave” të cilat kthehen “fole” pasi dhanë gjithçka. Në një grup “ferri” na duhej një mrekulli, por mrekullitë në futboll nuk ndodhin shpesh. Spanja ishte dhe mbetet një tabu e madhe, me “furinë e kuqe” që mbyll një fazë grupesh prekte me nëntë pikë të plota, nuk tregoi mëshirë për kuqezinjtë duke shfaqur dëshirë për të fituar këtë takim pavarësisht se De La Fuente kishte hedhur në fushë formacionin e dytë. Në një ndeshje ku pritej dominimi i Spanjës ai që bëri diferencën ishte goli i Ferran Torres në minutën e 13-të.

Për herë të para Shqipëria e nisi një ndeshje në dizavantazh, por kuqezinjtë e kishin të pamundur të riktheheshin në lojë. Në pjesën e dytë, ekipi i Sylvinho-s tentoi gjithçka për gjithçka, krijuan më shumë raste, por as kaq nuk mjaftoi duke dalë duar bosh. Me 1 pikë në 3 ndeshje, Shqipëria e mbyll aventurën Evropiane në vendin e fundit, por këto kanë pak rëndësi, fituam shumë eksperiencë për t’u rikthyer shumë shpejt në nivele të tillë. Grupi B u mbyll me dramë, me Kroacinë që fitoi përballë Italisë duke u kualifikuar në fazën e 1/16 nga vendi i dytë, ndërsa Italia me 3 pikë shpreson të kualifikohet si një nga 4 ekipet më të mira nga vendi i tretë.

REZULTATI:

SHQIPËRI 0-1 SPANJË

F. Torres 13′

KOMENTI:

90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Spanjës!

90+2′ Broja godet me të djathtën, por Raya reagon siç duhet për t’i mohuar golin.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89′ M. Berisha shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Olma dhe në vendin e tij futet Baena.

84′ Arbër Hoxha hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

81′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Asani dhe në vendin e tij futet Muçi.

77′ Asllani provon me të majtën nga distanca, por tentativa e tij shkon shumë afër portës.

71′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohet F. Torres dhe Joselu, në vendet e tyre futen Yamal dhe Morata.

70′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Laçi dhe Bajrami, në vendet e tyre futen M. Berisha dhe Hoxha.

69′ Asani godet nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Raya pa probleme.

67′ Bajrami rrëzohet në hyrje të zonës dhe gjyqtari e ndëshkon me të verdhë për simulim.

64′ Broja godet me të djathtën, por Raya arrin ta ndalë.

61′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Oyarzabal dhe në vendin e tij futet Fermin Lopez.

58′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Manaj dhe në vendin e tij futet Broja.

47′ Joselu gjuan mjaft bukur me të majtën, me topin që shkon jashtë.

46′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Laporte dhe në vendin e tij futet Le Normand.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Asllani lëshon një predhë nga distanca me të djathtën, por Raya arrin ra ndalë.

44′ Merino godet me të majtën brenda zonës, me topin që shkon mbi kuadrat.

41′ Grimaldo hedh një kros në zojnë, me Ferran Torres që godet me kokë, por topi shkon mbi kuadratit.

37′ Strakosha grushton një top, që shkon te këmbët e Dani Olmos, por tentativa e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

30′ Asani kroson drejt zonës, por topi shkon larg kuadratit.

21′ Olmo provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon jashtë kuadratit.

13′ GOL SPANJA 0-1/ Ferran Torres merr topin në zonë dhe me të majtën dërgon topin në shtyllë dhe në rrjetë. (VIDEO)

12′ Merino provon me një gjuajtje me kokë, por Strakosha reagon siç duhet për të ruajtur portën e paprekur.

8′ Navas hedh një krosim të rrezikshëm në zonë, por Ajeti largon topin dhe rrezikun.

1′ Nis sfida në Dyseldorf!

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Trajner: Sylvinho

SPANJA: Raya, Navas (C), Vivian, Laporte, Grimaldo, Zubimendi, Merino, F. Torres, D. Olmo, Oyarzabal, Joselu.

Trajner: Luis De La Fuente.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Spanje-Shqiperi

Lajme të lidhura

“Berisha nuk është kryetar i PD qysh nga fundi i majit”, Salianji: Me një padi…
Breaking Views

“Berisha nuk është kryetar i PD qysh nga fundi i majit”, Salianji: Me një padi…

23:21 - 20/04/26
Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin
Breaking Views

Salianji: Berisha ka kontributet e tij, por tani është pengesë për rotacionin

22:19 - 20/04/26
Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë
Breaking Views

Llogaritë e FINAL 4/ Elbasani siguroi fitore, por “humbi” 1 pikë, “matematika” që mban Dinamon në lojë

22:04 - 20/04/26
Para
Surprizë në minutën e fundit, Italia rrëmben një pikë dhe eliminon Kroacinë

Surprizë në minutën e fundit, Italia rrëmben një pikë dhe eliminon Kroacinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapet taksia me drogë në Tiranë, pranga shoferit
Aktualitet

Aksion antidrogë në Tiranë! Goditen disa grupe kriminale, lëshohen mbi 30 urdhëra arresti

12:25 - 21/04/26

Një operacion i madh antidroge është zhvilluar nga Policia e Tiranës, ku mësohet se me urdhër të Prokurorisë janë lëshuar...

Lexo më shumë
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit

‘Ligji ekziston vetëm në letër’, Bozdo: Administrata tatimore po ushtron presion ndaj bizneseve

12:08 - 21/04/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nga apartamentet te bizneset, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të trafikantit të drogës (Emri)

11:44 - 21/04/26
Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

Trump letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpunimin me ju për vitet në vijim

11:33 - 21/04/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Veliaj kërkesë Gjykatës: Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut

11:22 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com