GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas protestës kombëtare të 28 Nëntorit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë, sot pritet të zhvillohet një tjetër protestë në Tiranë.

Qytetarët dhe studentët pritet të vijojnë qëndresën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij.

Tubimi i sotëm nis në orën 10:00 dhe vjen pas manifestimit të zhvilluar në Ditën e Pavarësisë, ku mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si dhe shqiptarë nga diaspora, iu bashkuan thirrjes për protestë.

Lëvizja vijon të kërkojë largimin e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protestat, që kanë nisur prej muajsh dhe janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme në kryeqytet, janë shoqëruar me përshkallëzim të kërkesave politike dhe përplasje të përsëritura me forcat e rendit.

Gjatë protestës së djeshme, qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë, me flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola. Por situata u tensionua kur policia nuk lejoi grumbullimin e protestuesve përpara godinës së qeverisë.

Efektivët përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe molotovë.

Përplasjet vijuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas u zhvendosën në sheshin “Skënderbej”, ku policia përdori edhe dronë për hedhjen e gazit lotsjellës.

Në fund të protestës, policia ndërhyri edhe ndaj qytetarëve që kishin mbetur në sheshin “Skënderbej”, duke kryer shoqërime.

Numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit arriti në 48 persona, mes tyre efektivë policie, protestues dhe gazetarë.

Protesta e djeshme u ndoq edhe nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kërkesat e qytetarëve lidhen me akuzat për korrupsion, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Me protestën e sotme, pritet të vijojë mobilizimi qytetar pas përshkallëzimit të një dite më parë. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesës së tyre kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: Kryesore1Protestë KombëtareSheshi Skenderbej

Lajme të lidhura

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para
Aktualitet

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26
Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës
KRYESORE

Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

08:14 - 29/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26

Një ditë pas protestës kombëtare të 28 Nëntorit, e cila u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë,...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:26 - 29/11/26
Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

Protesta/ Mediat ndërkombëtare: Sfidë pushtetit! Rritet zemërimi ndaj Ramës

08:14 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com