GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Europiani: Jam krenar për lojtarët e mi

07:42 - 25/06/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Europiani: Jam krenar për lojtarët e mi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria u mposht 0-1 nga Spanja dhe kështu i dha lamtumirën Europianit. Pas kësaj disfate, trajneri Sylvinho foli në një konferencë për mediat, duke u shprehur se ekipi ka bërë maksimumin në një kompeticion ku merr pjesë për herë të dytë.

“Jam krenar për lojtarët e mi, për vendin tim. Është hera e dytë që luajmë në këtë komepticion. Jam shumë i lumtur për vendin, për Federatën dhe për të gjithë tifozët. Kam jetuar në Tiranë. Jam trajneri i parë që e kam bërë këtë gjë. Kam jetuar për një vit e gjysmë dhe kam parë shumë lojtarë të mirë. Njerëzit mendonin se Italia, Kroacia do na shënonin 3-4 gola, Spanja 5.

Ne jo vetëm kemi bërë punë taktike, por dhe shumë besim. Kemi bërë shumë sakrifica. Kemi arritur të konkurrojmë kundër tre skuadrave kombëtare të mëdha. Spanja është ekip i madh, ka lojtar të mëdhenj, është në ADN-në e Spanjës. Ka lojtarë që arrin te kundërshtari shumë shpejtë. Gjithashtu janë një skuadër që mbrohet shumë mirë. Kanë një linjë të përkthyer të mbrojtjes. Është një skuadër që mund të fitojë çdo gjë dhe mendoj se është një nga favoritet për ta fituar këtë kompeticion.

Grupi ynë ishte shumë i vështirë. Ne nuk jemi mësuar të luanim në këtë kompeticion. Kishim një numër të lartë të lojtarëve të rinj që janë shumë premtues dhe besoj se do të jenë pjesë e Kombëtares për 10 vitet e ardhshme.

Barazuam me Kroacinë, që është një skuadër shumë e mirë. Spanja është një skuadër e madhe. Kemi kaluar shumë orë pa gjumë. Nuk kemi asnjë keqardhje dhe dua t’i uroj lojtarëve tanë. Është e mrekullueshme që jemi në kompeticione të tilla. Unë dua të pushoj pak, sepse kemi punuar 4-5 muaj pa ndërprerje. Jemi shumë krenarë.

Është e paimagjinueshme që Shqipëria të jetë në këtë kompeticion. Synimi është të luajmë në kompeticione të rëndësishme, të arrijmë më lart, por ka gjëra që mund të përmirësojmë, e dimë si të luajmë por kemi synime të qarta dhe kemi lojtarët e duhur. Kemi shumë punë, të gjithë duan të jenë pjesë e skuadrës, por ky është synimi ynë, ne duhet të synojmë të bëjmë më tutje.

Nuk e di që kemi bërë zëvendësime të gabuar. Kemi bërë atë që duhej. Kemi luajtur kundër një Spanje fantastike, prandaj e kemi planifikuar lojën tonë me kundërsulme. Kjo është forma se si jemi kualifikuar në këtë kompeticion. Të gjithë kanë bërë një lojë shumë të mirë dhe kanë luajtur kur i është dashur. Falënderoj tifozët që na kanë përkrahur kur kemi humbur dhe kur kemi barazuar. Kemi pasur njerëz që na kanë përkrahur. Është një përvojë e artë dhe ne kemi luajtur ndeshje shumë të vështira.

Tifozët, përkrahësit tanë, ata që na kanë dashur pa kushte, janë përkrahës të skajshëm. Mund t’i shohë shumë pranë zyrës time në Tiranë. Është shumë e bukur të shoh gjithë ata njerëz rrugës, që e vlerësojnë punën tonë. Është e rëndësishme që ndjejmë në rrugë dëshirën e këtyre tifozëve. Unë kam luajtur dhe kam punuar me klube dhe kombëtare. Kombëtaret janë ndryshe. Natyrisht nuk do flinim mirë për shkak të kësaj përgjegjësie. Mund të pësonim 4-5 gola, por jemi shumë të lumtur për atë që kemi dhënë deri tani”, tha Sylvinho.

Etiketa: eliminimShqiperiSylvinho

Lajme të lidhura

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…
Sport

VIDEO/ Katër fitore radhazi në kampionat, Mançester Junajtid shkëlqen me “timonerin”…

16:46 - 07/02/26
Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares
Sport

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

16:07 - 07/02/26
Legjendat Flasin/ Nga rrugët e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me një rrëfim pa filtra
Sport

Legjendat Flasin/ Nga rrugët e lagjes te stadiumet europiane, Alban Bushi vjen me një rrëfim pa filtra

12:19 - 07/02/26
Para
Vranësira kalimtare dhe alternime kthjellimesh, parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit, 25 Qershor 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26

Një moment i papritur gjatë një bisede live ka ndezur rrjetin dhe ka hapur debat të fortë në publik. Selina,...

Lexo më shumë
Diktatori korean mbështet hapur Putinin: Shpresoj që Rusia të fitojë luftën

Tragjedi/ Vriten disa nxënës dhe të rritur, arsyeja është shokuese

22:25 - 07/02/26
I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

21:17 - 07/02/26
Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

20:38 - 07/02/26
U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

U shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkolla, kush është mësuesi ‘misterioz’

19:59 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com