GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali te Onkologjiku, Bardhi: Institucionet e kanë ditur, kërkojmë interpelancë urgjente me ministren

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Rai 3 nuk sulmon Shqipërinë, por mafien dhe krimin e organizuar të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi parlamentar i PD ka bërë kërkesë për interpelancë urgjente në Kuvend me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu. Kështu deklaroi sot kreu i grupit Gazment Bardhi, i cili theksoi se për skandalin në spitalin Onkologjik kanë përgjegjësi titullarët e ministrisë përkatëse.

“Të gjitha institucionet përgjegjëse kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte në spital. Nuk është episod i veçuar, është skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë të sektorit të shëndetësisë. Ka pasur raporte të plota të KLSH-së, institucioni që monitoron nga ana kushtetuese situata të tilla dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë masë. Ka pasur denoncime të deputetëve të opozitës apo gazetarëve që ajo problematikë është e shtrirë në kohë. Pasi vepron Prokuroria, nuk mund t’ja hedhësh me fjalinë ne shkarkuam mjekët”, tha Bardhi për gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.

“Kjo sjell përgjegjësi për titullarët e Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët që presin çdo ditë aty nuk janë të padukshëm. Ata dhe për shkak të nevojës dhe luftës së përditshme me jetën kanë ulëritur më fort sesa kushdo tjetër për korrupsion. Sistemi korruptiv buron nga koka, shtrihet në gjithë sektorin. Kërkoj hetim të plotë sepse ka dhe të tjerë që përfshihen në skemë. Të mbajnë përgjegjësi! “, shtoi ai.

Bardhi bëri me dije se është bërë kërkesë për interpelancë dhe për vjedhjen e fondeve të BE-së nëpërmjet programit të IPARD, si edhe lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish shefin e inteligjencës rumune nën hetim.

Etiketa: Gazment BardhiOnkologjikuPDspitali onkologjik

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Ervin Demo dhe Belinda Balluku i japin 1.9 milionë euro pa garë vëllait të politikanit

Ervin Demo dhe Belinda Balluku i japin 1.9 milionë euro pa garë vëllait të politikanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com