GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali vijon! KOKSH thërret asamblenë duke injoruar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë

15:57 - 26/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali vijon! KOKSH thërret asamblenë duke injoruar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KOKSH zhytet thellë e më thellë në paligjshmërinë e tij. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, shkalla më e lartë ndërkombëtare e drejtësisë sportive, pak ditë më parë përmbysi vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH të mbajtur në 10 janar të vitit 2021. Në atë mbledhje u shkarkua presidenti i asaj kohe i KOKSH, Viron Bezhani, si dhe u zgjodhën anëtarët e rinj të Komisionit të Verifikimit për zgjedhjet e reja që u zhvilluan pas disa muajsh – ku u zgjodh president Fidel Ylli si dhe u ndryshua statuti.

Ky vendim i kthen në nul, juridikisht të pavlefshme të gjitha asambletë e mëpasshme në KOKSH, përfshirë atë të zgjidhjes së Presidentit Fidel Ylli dhe Komitetit Ekzekutiv. Pra sipas një vendimi të organizmit më të lartë të drejtësisë sportive, sot KOKSH është pa një kastë drejtuese të ligjshme.

Vetë ky insitucion nuk pati asnjë reagim për lajmin e bujshëm, duke u përpjekur që me vëmendjen e opinionit publik të fokusuar te Euro 2024, të kalonte një skandal të jashtëzakonshëm në heshtje. Heshtën po ashtu dhe organet kompetente si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Por KOKSH nuk është mjaftuar me kaq, por përkundrazi po zhytet më thellë në paligjshmërinë e tij.

Së fundmi, KOKSH u ka dërguar të gjitha federatave anëtare, një komunikim ku i njofton se ka vendosur të zhvillojë Asamblenë e 30 të përgjithshme të zakonshme në datën 29 qershor. Si për ironi të fatit, në njoftimin e KOKSH, cilësohet se ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv në përputhje me parashikimet e statutit të miratuar në Asamblenë e KOKSH të datës 2 dhjetor 2023.

Njoftimi i KOKSH

Pra, një organizëm i paligjshëm! Komiteti Ekzekutiv i zgjedhur në një asamble vendimet e së cilës janë gjykuar të pavlefshme nga Gjykata e Lozanës, në bazë të një statuti sërish të pavlefshëm në bazë të një vendimi të shkallës më të lartë të drejtësisë sportive, thërret një mbledhje të paligjshme. Pas vendimit të marrë nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, shkalla më e lartë e drejtësisë sportive në botë, vendimet e së cilës janë të paapelueshme, në kushtet e paligjshmërisë dhe pa organe drejtuese, KOKSH duhet të thërriste me urgjencë një asamble të jashtëzakonshme zgjedhore, ku të mund të zgjidheshin organet e reja drejtuese. Por ka vendosur të injorojë vendimin më të rëndësishëm të marrë në lidhje me sportin shqiptar nga një gjykatë ndërkombëtare, duke thërritur asamblenë e zakonshme.

Faksimile e dispozitivit të vendimit të Gjykatës së Lozanës

Një akt i papërgjegjshmërisë absolute dhe njëkohësisht tregon qartë tendencën e KOKSH për të anashkaluar krizën që e ka kapluar në mënyrën më të keqe të mundshme, padyshim me ndihmën e mbylljes së njërit sy nga organet kompetente në Shqipëri, duke nisur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që duhej të kishte reaguar në kushtet kur e tërë kasta drejtuese e institucionit më të rëndësishëm sportiv në vend, është shpallur e paligjshme.

Njoftimi i plotë i KOKSH
Etiketa: Fidel YlliGjykata e Arbitrazhit SportivGjykata e Arbitrazhit Sportiv në LozanëkokshKryesore1

Lajme të lidhura

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham
Sport

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës
Sport

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Para
Dhunimi i 29-vjeçares nga babai dhe vllai në Vlorë, mamaja hedh poshtë akuzat: Kaloi një krizë…

Dhunimi i 29-vjeçares nga babai dhe vllai në Vlorë, mamaja hedh poshtë akuzat: Kaloi një krizë…

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa...

Lexo më shumë
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

22:04 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com