GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dumani në Londër/ Skuadër e përbashkët me NCA kundër krimit dhe pastrimit të parave

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dumani në Londër/ Skuadër e përbashkët me NCA kundër krimit dhe pastrimit të parave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani, ndodhet në Londër për të intensifikuar bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese britanike.

Kreu i SPAK pati një takim kokë më kokë me Graeme Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i NCA-së, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, e njohur si FBI-ja britanike.

Ky është takimi i dytë mes tyre, pas nënshkrimit të memorandumit të përbashkët të bashkëpunimit në Tiranë, në shkurt 2024.

Bazuar në këtë memorandum, janë ngritur skuadra të përbashkëta SPAK-NCA, ku në fokus është krimi i organizuar shqiptar në Britaninë e Madhe, e në veçanti hetimi i parave të investuara në Shqipëri me prejardhje kriminale.

Në Londër, Altin Dumani është takuar edhe me Stuart Skeates, Drejtor i Përgjithshëm i Operacioneve në Ministrinë e Brendshme Home Office, i cili udhëhoqi betejën në ndalimin e emigracionit ilegal të shqiptarëve me gomone drejt Anglisë.

Takime të tjera, kreu i SPAK pati edhe në Policinë Metropolitane, Ministrinë e Brendshme Home Office, Prokurorinë e Përgjithshme Home Office, City of London Police, e cila udhëheq hetimet e krimeve financiare dhe ekonomike në të gjithë Britaninë e Madhe. Po ashtu, në The Royal Institute for Security and Defence Studies (RUSI) (Institutin Mbretëror për Studime të Sigurisë), në  një tryezë të rrumbullakët me ekspertë dhe akademikë, përfshi zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme Foreign Office, ku është ndarë eksperienca e SPAK, sfidat dhe praktikat më të mira në luftë me korrupsionin e krimin e organizuar.

Për rëndësinë që merr bashkëpunimi i SPAK me autoritetet ligjzbatuese në këtë tryezë të rrumbullakët Altin Dumani ka deklaruar:

“SPAK është i përkushtuar për të forcuar angazhimin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë në bashkëpunimin gjyqësor, ligjzbatues dhe e sheh partneritetin me Mbretërinë e Bashkuar si jetik në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe korrupsionit. Për shkak të kompleksitetit dhe natyrës së tyre tranzicionale, për SPAK është mëse e qartë se as një vend nuk mund të trajtojë vetëm krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin e qenieve njerëzore, krimin financiar ose krimin kibernetik. Ne vlerësojmë mundësinë e sotme për t’u angazhuar me aktorë të ndryshëm dhe është e rëndësishme që të vazhdojmë shkëmbimin e njohurive midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, në mënyrë që të mund të trajtojmë së bashku disa nga këto çështje përmes bashkëpunimit të ndërsjelltë”.

Etiketa: Altin DumaniSpak

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Himarë/ Zjarr në fshatin Pilur prej orëve të pasdites

Himarë/ Zjarr në fshatin Pilur prej orëve të pasdites

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com