GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Këta të pashpirt nuk dëgjojnë klithmat e atyre që vuajnë, por shohin vetëm xhepat e tyre

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Këta të pashpirt nuk dëgjojnë klithmat e atyre që vuajnë, por shohin vetëm xhepat e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij në tubimin qytetar, foli edhe për skandalin e Onkologjikut. Berisha tha se për sëmundjet neoplazike e gjithë Shqipëria ka vetëm 55 mjekë të specializuar.

Lideri i opozitës tha se 600 paciente me kancer gjiri, nuk janë mjekuar dot se është prishur aparatura dhe nuk është rregulluar më.

Pjesë nga fjala

Miqtë e mi, një nga shkaqet pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, një nga mekanizmat se si i përzë Edi Rama, është shkatërrimi i shërbimit shëndetësor në Shqipëri.

Është shndërrimi i këtij sistemi në sistemin më gjobëvënës në Europë dhe në botë.

Nuk ka sistem publik shëndetësie që të detyrojë me ryshfete dhe rrugë të tjera qytetarët për të paguar 60 deri në 80 përqind të shpenzimeve për shëndetin e tyre, për mjekimin e tyre.

Miq, ajo që mediat sollën para jush në Spitalin Onkologjik, ju garantoj se ajo ndodh sot në çdo spital, në çdo shërbim.

Dhe kurrë mos harroni se aksionerët më kryesorë të asaj që sot një publicist i njohur e quante Bursa e Vdekjes, aksionerë kryesorë të kësaj burse janë Edi Rama me Beqajn e tij dhe Ogertën, Korbën e Kovidit të shqiptarëve.

Miq, sëmundjet neoplazike vijnë në shkaqet e fataliteteve të tretat në Shqipëri.

Po sa mjekë thoni ju ka në Shqipëri për këtë patologji ndër më të rëndat?

E gjithë Shqipëria ka gjithsej 55 mjekë, të cilët në çdo lloj përpjekje, nuk përballojnë dot as një të katërtën e ngarkesës.

Nuk plotësojnë dot as një të katërtën e kërkesës së mijëra e mijëra e mijëra të sëmurëve me këto patologji.

Segmente të këtij shteti, që akoma kanë mbetur pa u shndërruar në narkoinstitucione, kanë treguar dhe kanë konstatuar në kontrollet e tyre se 600 gra me sëmundje patologjike të tilla për gjirin, për tre vjet nuk u mjekuan me brakioterapi se aparatura nuk funksiononte.

A mund të imagjinoni ju një shtet të tillë në botë përveçse në narkoshtetin e Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut, e Ilir Beqës, këtyre kriminelëve të pamëshirë, këtyre banditëve që nuk ka epitet që nuk mund t’u vihet.

Në komisionin hetimor kanë dalë fakte tronditëse për kontratën e Vilma Nushit, bashkëshortes së kushëririt të Edi Ramës. Është paguar sepse kontrata që Edi Rama ka bërë me bashkëshorten e kushëririt, thotë se Vilmës do i paguhen çdo qindarkë për 475 mijë analiza, pavarësisht se bëhen apo nuk bëhen’, tha Berisha.

200 gra të tjerë, që mjekohen me një aparaturë tjetër, edhe atyre aparatura nuk u funksionon.

Sillet kobalti, që është hequr nga përdorimi në 97 përqind të vendeve të botës.

Plaset në një vend, nuk vihet në përdorim dhe merr shpirtra njerëzish me rrezatimin e tij mizor.

Të gjitha këto janë denoncuar, por veshët e shurdhër të aksionerëve të Bursës së Vdekjes nuk dëgjojnë klithmat e njerëzve që vdesin.

Nuk dëgjojnë klithmat e njerëzve që vuajnë, por shohin se si fryhen xhepat e tyre.

Miqtë e mi, nuk janë këto zbulime aksidentale, janë raporte zyrtare të dorëzuara me firmë, vulë të KLSH.

Por, Ogerta kalon nga një ministri në një tjetër, Edi Rama fryn kontot e tij me paratë e krimit, Beqja tallet me shqiptarët dhe mbrohet nga narkoshteti.

Të dashur miq, në komision hetimor parlamentar, një zonjë e përgjegjshme në detyrën e vet, u deklaron parlamentareve se Vilma Nushi, kjo vampire me fytyrë njeriu, është paguar në 2 vjet e 9 muaj, 475 mijë analiza të pabëra kurrë.

Është paguar sepse kontrata që Edi Rama ka bërë me bashkëshorten e kushëririt, thotë se Vilmës do i paguhen çdo qindarkë për 475 mijë analiza, pavarësisht se bëhen apo nuk bëhen.

Prandaj dhe Vilmës iu paguan 1.880.000 analiza, ndërkohë që 475 mijë nuk ishin bërë kurrë. Këto janë vjedhur me kontratën.

Kur i është kërkuar Korbës së Kovidit, Manastirliu të negociojë kontratën, ajo ka vazhduar të ushqehet si shushunjë me paratë e shqiptarëve sepse paguan Skrapin, paguan Dumanin, paguan Edi Ramën

Etiketa: berishaklithmaxhepa

Lajme të lidhura

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj

13:04 - 06/06/26
Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump
Aktualitet

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump

12:57 - 06/06/26
Para
Një lider i padiskutueshëm, statistikat e jashtëzakonshme të Granit Xhakës kundër Italisë

Një lider i padiskutueshëm, statistikat e jashtëzakonshme të Granit Xhakës kundër Italisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom