GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali onkologjikut Rama: Të nxjerrësh para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim kundër njerëzimit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali onkologjikut Rama: Të nxjerrësh para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim kundër njerëzimit

epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skandali i zbuluar disa ditë më parë u shoqërua me reagime të forta. Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ky është reagimi i parë i Ramës lidhur me skandalin e bluzave të bardha. Kreu i qeverisë foli me tone të ashpra dhe tha se të përdorësh uniformën e bardhë për të nxjerrë  para nga sëmundjet është krim kundër njerëzimit.

“Në një moment shumë të errët që krijoi për të gjithë komunitetin e bluzave të bardha dalja në dritë ë veprimtarisë kriminale të disa individvë në spitalin Onkologjik mu kujtuan fjalët e njërit prej heronjve të shëndetësisë shqiptare, profesorit Besim Elezi, ditën kur ishim së bashku në hapjen e spitalit ultra modern të sëmundjeve të brendshme: “As në ëndërr nuk e kishim parë dot një spital me këto kushte dhe ky spital nuk ka asgjë më pak se sa spitalet më të mirë të Evropës”. Profesori Elezi dhe vëllezërit e gjeneratës së tij i dhanë jetë një shëndetësie në kushtet më minimale, në një spital që s’kishte më shumë se sa pastërtinë dhe mjetet e spitalit të Mesjetës në Francë, në ato pak qendra të zhvilluara të Evropës asokohe.

Në këtë territor ku jemi sot mungonte gjithçka nga çfarë kemi sot, por nuk mungonte figura dhe përkushtimi i mjekut. Ndërsa sot, nuk mungon thuajse asgjë nga çfarë nuk kishim dje, por fatkeqësisht, jo gjithnjë, figura dhe përkushtimi i mjekut janë në lartësinë e misionit që nis me betimin e Hipokratit. Të mos jesh në lartësinë e detyrës në shumë profesione të tjera është problem jo i vogël, por të mos jesh në lartësinë e detyrës në profesionin tuaj është më shumë se një problem i madh, është një hall shumë i madh për njeriun kur me mjekun lidhet fati i shëndetit të tij, të kesh marrë diplomën dhe licencën dhe ta përdorësh uniformën më simbolike njësoj si maskat e grabitqarëve të bankave për të nxjerrë para me gjakun dhe ilaçet e të sëmurëve është krim jo vetëm kudnër tyre por kundër gjithë njerëzimit,” reagon Rama

 

Etiketa: Edi Ramaskandali onkologjikut

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Ndarja nga jeta e Ismail Kadares, presidenti Begaj: Humbëm kolosin e mendimit dhe penës

Ndarja nga jeta e Ismail Kadares, presidenti Begaj: Humbëm kolosin e mendimit dhe penës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com